Pamje/ Tragjedia me 8 viktima në Këlcyrë, makina e shkatërruar plotësisht në anë te lumit, si ndodhi aksidenti

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00, në aksin “Këlcyrë- Përmet”, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë ngelur 8 persona, ku dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.

Nga fotot e marra në vendngjarje, makina shihe e shkatërruar plotësisht.

Lexo dhe...  Po fliste me babain kur ai i vdiq para syve”, detaje nga vdekja e aktorit shqiptar: Mjekohej për problemet mendore

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Lexo dhe...  Mbretëria e Bashkuar krijon mjetin e ‘parashikimit të vrasjeve’, ja si do të identifikohen ata që mund të bëhen kriminelë-Çkemi News

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

(Vizituar 245 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share