Florian Marku pëson humjen e parë në Londër përballë Chris Kongo

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Boksieri shqiptar Florian Marku është përballur mbrëmjen e te dieles në një duel prej 10 raundesh me britanikun Chris Kongo dhe është mposhtur nga ai pas vlerësimit të pikëve të ndeshjes.

Lexo dhe...  Rezultatet e zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha kryeson në të gjithë Shqipërinë

Shkak per kete rezultat, u be vleresimi i treshes se gjyqtareve qe vleresuan 10 raundet duke i dhene me shume pike, ndonese me diference te vogel, boksierit britanik.

Lexo dhe...  Do të shkundin botën”, avokati i njohur publikon parashikimin e Nostradamusit për shqiptarët

Ajo qe u vu re gjate ndeshjes ishte se kundershtari shfrytezoi gjatesine e trupit dhe te kraheve duke kryer goditje dinake ndaj Florian Markut i cili me gjithe insistimin, nuk arriti ti jape kundershtarit goditje ndikuese e vendimtare.

Boksieri shqiptar u kthye në ring për herë të parë prej 2 Shtatorit të vitit të kaluar.

Ky ishte dueli i 15 në ringun profesionist për Florian Markun.

“Është një rivalitet i mirë dhe vjen me një kartë shumë të mirë,” tha Marku për The Ring para ndeshjes.

Florian Marku pëson humjen e parë në Londër

“Unë nuk kam luftuar në Londër për gati dy vjet e gjysmë. Këtu u bëra profesionist. Miqtë e mi gjithmonë dalin dhe më mbështesin. Pres një turmë të madhe dhe mezi pres t’ia mbyll gojën këtij djali.”, ishte shprehur shqiptari para ndeshjes e cila ka pasur shume rivalitet./lajmifundit.al

(Vizituar 1,033 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share