Ngjarje tronditëse/ Prindërit rrahin për vdekje foshnjën e tyre 10 muajshe, zbulohet arsyeja

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një foshnjë 10 muajshe la frymën e fundit në duart e prindërve të tij në Britani pasi u rrah brutalisht.

Ngjarje tronditëse/ Prindërit rrahin për vdekje foshnjën e

Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve 2020.

Ngjarje tronditëse/ Prindërit rrahin për vdekje foshnjën e

Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime “të tmerrshme”. Gjyqtarja Amanda Tipples tha se çifti, të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin nënshtruar djalit të tyre “mizorinë e paimagjinueshme”, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë atë përsëri në kujdesin e tyre.

Lexo dhe...  Si një film horror’, 19-vjeçarja ndan në TikTok arratisjen nga Ukraina

Sipas autopsisë foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vjet burg.

Lexo dhe...  Tragjedi në Itali, turistja 30-vjeçare humb jetën! I ra në kokë një statujë teksa kalonte poshtë një ballkoni-Çkemi News

Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes.

Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm.

(Vizituar 855 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share