VIDEO me pamje të rënda/ 30-vjeçari në Korçë futet në një servis për t’i shpëtuar dhunës, 4 persona e masakrojnë me shkopinj bejsbolli, askush nuk ndërhyn

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Këto janë pamjet e rënda nga dhunimi që i është bërë ditën e stome një 30-vjeçari në Korçë, nga katër persona.

Siç shihet në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Dhorjela Çule, i riu vrapon dhe futet në ambientet e një servisi për t’i shpëtuar personave që po e ndiqnin nga pas me shkopinj bejsbolli në duar.

Lexo dhe...  Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda -Çkemi News

 

Ai ka mundur të futet në ambientet e servisit, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop, dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë.

I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.

Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezentë, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Lexo dhe...  Pastronte paratë e drogës, kapet shqiptari në Greqi! 250 milionë euro xhiro për 10 muaj

Sipas informacioneve, ai është dhunuar nga Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari, dhe Erion Gura. Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.

 

(Vizituar 485 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share