GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë (EMRAT)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

GJKK pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj në hetim nga SPAK pasi në bashkëpunim me 6 zyrtarë të saj gjatë kohës që ka qenë në krye të bashkisë Patos akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në 2 tendera duke favorizuar një firmë ndërtimi.

 

Tirane- Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj. Ajo po hetohet nga SPAK se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë Patos, ka kryer shkelje të barazisë në 2 tendera, duke paracaktuar kompaninë fituese  ‘Genti 001’ të kryente punimet para se të zhvillohej tenderi. Kompania, e cila rezulton me pronar 100%  të aksioneve Ilir Dervishaj , sipas SPAK  është shpallur fituese për 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos  për 3 vite 2019 – 2022.

Për të kryer procedurat në këto dy tendera të vitit 2021, SPAK thotë se Balilaj ka bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren, Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkelqim Beqiri.

Bëhet fjalë për një tender për ndërtim emergjent një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, me fond 6.7 mln lekë dhe tjetri ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, me fond 8 mln leke.

 

Paracaktoi fituese firmen “Genti 001′ ne tenderin 6.7 mln lekë

Sipas SPAK Balilaj për të favorizuar firmen “Genti 001′ në tenderin  për “Ndërtim emergjent të murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”.  Nëpërmjet punonjësve të Bashkisë ka marrë hapat për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, për të mos u shpallur fitues operatori tjetër pasi nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën.

“E hetuara  ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “G……. 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB deri në vitin 2022, pra për tre vjet) në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos, thuhet në njoftimin e SPAK.

E shpalli fituesin ne TV një java para 
Tenderi nr 2 në të cilin ishte shpallur fituese po firma “G… 001” është ndërtimi emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, në vlerën 8,634,380.435 lekë. Sipas SPAK Balilaj është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit  duke njoftuar fillimin e punimeve ndërkohë që shpallja e fituesit është bërë realisht 10 ditë më vonë.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është  bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021, informon SPAK

Zyrtaret e tjerë 

Hetimet kanë nisur nga SPAK prej 2021 ndërsa vendimi i GJKKO-së u mor më 8 mars dhe masat e sigurimit ndaj gjashtë të hetuarve u ekzekutuan sot (9 mars)  nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe Shkelqim Beqirin aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos; Anisa Petani, ish Nënkryetaren e Bashkisë Patos, aktualisht e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier; Bora Murati, me detyrë secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos. Ka firmosur detyrim me paraqitje për tre të tjerë: Eneriada Rizai anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Vangjel Nushi  ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos dhe Arben Manoku, me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos.

Dosja e SPAK dhe akuzat

1- Rajmonda Balilaj – Aktualisht Prefekte e qarkut Fier, Ish kryetare e bashkisë Patos

Masa e sigurisë – Pezullim të detyrës publike

Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)

2- Shkelqim Beqiri-  Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Masa e sigurisë – Pezullim të detyrës publike

Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)

 

3-  Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

Masa e sigurisë – Pezullim të detyrës publike

.Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)

4- Eneriada RizaiNë hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Masa e sigurisë: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

.Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)

5- Bora Murati – Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

Masa e sigurisë – Pezullim të detyrës publike

Akuza: “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim

 

Lexo dhe...  KRENARIA E FSHEHUR E VATIKANIT: Kush ishte Papa shqiptar që tronditi Europën dhe la amanetin e madh? ​VATIKAN

6- Vangjel Nushi – me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

Masa e sigurisë: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Akuza: “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim

Lexo dhe...  Ishin vendosur për të kuptuar lëvizjet e policisë/ Sërish kamera në rrugët e Shkodrës, çmontohen 38 prej tyre

 

7- Arben Manoku – Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

Masa e sigurisë: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Akuza: “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim

Faktet penale te SPAK 

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor dhe më konkretisht:

I. Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lekë.

Rezulton se ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B. dhe anëtarët e KVO-së A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ), e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin, dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G……. 001”, në procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “G….. 001”.

E hetuara  R. B., ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “G……. 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB deri në vitin 2022, pra për tre vjet) në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

– Kurse anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhërit Nr.27, datë 08.04.2021, shtetasit V. N., B. M. dhe A. M., kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë: “Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja, dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje, dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme, grupi i punës rekomandon një periudhë monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”. Këta të hetuar, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione, të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme, dhe po ashtu dhe deklarimet e shtetasit e  I. D..

II. Hetimi i procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër  reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë.

Nga analizimi i provave është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të hetuarit, R. B. më detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, në bashkëpunim me anëtarët e KVO -së, të hetuarit A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ),  e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G…… 001”, në procedurën “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, dhe praktika e ndjekjes së punimeve dhe praktika e marrjes në dorëzim të objektit.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është  bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.

Ish Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhërin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret  dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.

Rajmonda Balilaj kryetare e Patosit per 12 vite

Rajmonda Balilaj ka hyrë në politikë në vitin 2000. U zgjodh në krye të bashkisë së Patosit në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe u rizgjodh sërish në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2019. Kryebashkiakja socialiste ka mbajtur këtë post 12 vite. Në zgjedhjet e 2023 në krye të bashkisë Patos u zgjodh Fatjon Duro, ndërsa në 20 dhjetor 2023 Balilaj u emërua prefekte e qarkut Fier.

(Vizituar 91 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share