Teleskopi i fuqishëm hapësinor zgjidh misterin e shkëlqimit të lashtë kozmik

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Universi i hershëm ishte mjaft i errët sepse ishte plot me hidrogjen që bllokonte dritën. Vetëm kur u shfaqën yjet e parë dhe filluan të ndriçojnë mjedisin e tyre me rreze UV, drita u shfaq. Kjo ndodhi gjatë epokës së reionizimit, një proces që bëri që materia në univers të rijonizohej pas përfundimit të “Epokave të Errëta”. Por edhe para kësaj epoke, një lloj drite specifike dhe misterioze – rrezatimi Lyman-alfa – po depërtonte në errësirë.

Lexo dhe...  Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve: Shpjegimi i ëndrrave më të zakonshme

 

Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh të zbulojnë se nga vijnë këto emetime? Rrezatimi Lyman-alfa shfaqet në rangun UV dhe vjen nga atomet e hidrogjenit. Astronomët e kanë emërtuar spektrin e këtyre emetimeve zhurma Lyman-alfa. “Një nga misteret e mëdha ishte drita nga atomet e hidrogjenit në universin shumë të hershëm, i cili duhej të ishte bllokuar plotësisht nga gazi i pacenuar neutral që u formua pas Big Bengut”, tha kozmologu Callum Witten nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

(Vizituar 192 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share