“Murtaja Afrikane”/ Autoritetet në Shqipëri marrin vendimin urgjent

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Shqipëria ka ndalur importet e derrave dhe pulave nga disa vende të Europës, për shkak të “Murtajës Afrikane”.

Janë ndaluar importet e derrave e pulave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika.

Mësohet se ky vendim është marrë pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve të këtyre kafshëvë me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”.

 

Lexo dhe...  34-vjeçarja humbi jetën pas abortit/ E reja ishte dy muajshe shtatzënë, i shoqi i burgosur në Greqi (detaje)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka përcaktuar se sa do të zgjasë në kohë kjo masë, pra nëse do të jetë i përhershëm, apo deri në një vendim të dytë.

Kujtojmë se “Murtaja Afrikane” e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemoragjike te derrat e butë dhe të egër, por që ende nuk ka të dhëna që sëmundja të transmetohet edhe te njerëzit.

(Vizituar 77 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share