Shkencëtarët me deklaratë të fortë: Toka është e sheshtë, NASA po fsheh qëllimisht Zotin!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Për shekuj me radhë, madje dhe sot e kësaj dite shkenca e ka faktuar me fakte se Toka është e rrumbullakët, por kohët e fundit një grup i ri shkencëtarësh ka dalë me një tezë krejt tjetër.

 

Sipas tyre, Toka nuk është e rrumbullakët por e sheshtë, duke shtuar se qëllimisht NASA na bën të besojmë se Toka është e rrumbullakët.

Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.

Lexo dhe...  Publiku, i bindur se seriali ‘Simpsons’ ka parashikuar aparatin virtual Apple Vision tetë vjet para daljes në treg

Pyetja që ngrenë “ithtarët” e Tokës së sheshtë është se përse NASA dhe të tjerët e fshehin faktin që planeti ynë është një disk? Përgjigjet hipotetike janë të shumta, ndërsa së fundmi atyre u shtohet edhe një tjetër.

“NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetet që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti dhënë për This Week.

(Vizituar 405 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share