
Biografia e Tahir Sinanit 🇦🇱
Tahir Sinani, oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë, më vonë komandant në tri luftërat tona çlirimtare, u lind më 25 maj të vitit 1964 në Gri të Tropojës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin, Bajram Curr.
Me të mbaruar të shkollimit të mesëm u konsultua edhe me të atin, u regjistrua në shkollën ushtarake, në Zall- Herr, një qendër stërvitore në veri të Tiranës, në drejtimin e Mbrojtjes nga Armët Kimike dhe Biologjike. Ishte kadeti ndër më të suksesshmit të gjeneratës së tij. Pas mbarimit të vitit të parë, në shkresën e tij përcjellëse për në vitin tjetër, i shkruante: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët”. Shumë shpejt arriti të bëhej mjeshtër i përsosur i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve.
Në vitin 1986, me sukses të lartë, mbaron studimet ushtarake dhe menjëherë emërohet instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit, në Bajram Curr. Kolegët e tij tregojnë se ai ishte i rreptë, i ashpër dhe i përpiktë, si ushtarak, por i dashur, i sinqertë dhe i afërt me ushtarët, në kohën e lirë me ta. Duke u bazuar në talentin dhe aftësitë e tij e emërojnë Shef të Sektorit për Intervenime të Shpejta. Me rastin e ristrukturimit të Armatës së Shqipërisë, edhe Tahir Sinani ashtu si mijëra oficerë mbeten në mëshirë të kohës.
Me fillimin e luftës së UÇK-së në Kosovë, Tahir Sinani, pasi kishte takuar disa eprorë të kësaj lufte dhe kishte pranuar të luftonte në radhët e saj, emërohet oficer në Kampin e Stërvitjeve, në Tropojë, ku stërviteshin vullnetarët që vinin nga shtetet e perëndimit si dhe ata që nga Kosova shkonin në Shqipëri për t u pajisur me armë dhe municion.
Në vjeshtë të vitit 1998, kur bashkë me trimat e lirisë dhe disa eprorë hyn në frontet e luftës në Kosovë. Me vendim të SHP të UÇK-së, i besohet detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëri”. Qendra Stërvitore në Divjakë të Rrafshnaltës së Drenicës shpejt u shndërrua në një bazë të fuqishme të stërvitjes ushtarake. Aty, tashmë, vepronin edhe oficerët e tjerë të UÇK-së: Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku, Fadil Gashi e të tjerë. Në atë kohë, Tahiri kishte përgatitur Njësitin diversant- vëzhgues, i cili numëronte rreth 100 luftëtarë të sprovuar, në mesin e tyre, gjatë kohës së luftës, në pika të ndryshme të fronteve kishin rënë edhe shumë dëshmorë si: Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Xhavit Kelmendi, Ibrahim Mazreku e të tjerë.
Më 8 janar të vitit 1999 Tahir Sinani kishte organizuar një tjetër sulm në pikë qëndrimin e forcave okupatore serbe në Biraqë të Therandës, ku pësuan tre policë serbë: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci. Atë ditë u shkatërrua edhe një pizgauer dhe një “NIVA” përplot paramilitarë. Ka qenë i suksesshëm edhe në minimin e terrenit në Zborc të Shtimes, ku në minimin e terrenit nga Tahir Sinani dhe një grup luftëtarësh të UÇK-së, policët e ushtarët serbë kanë pësuar humbje të rënda. Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special, si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta emëruar Tahir Sinanin, Komandant të Zonës Operative të Pashtrikut.
Që nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut dhe e ndihmoi shumë operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore të lira për furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonës së Pashtrikut dhe unë si komandant i Batalionit II gardist, në bashkëpunim me Brigadën 124 ”Gani Paçarizi” organizuam aksione dhe punuam në minimin e rrugëve Rogovë- Kushnin dhe Rogovë- Lubizhdë e Hasit, në mënyrë që të pengonim lëvizjen e formacioneve të armikut. Por, armiku ishte numërikisht më i madhe dhe më i armatosur, kështu që disa herë ndërmori ofensiva të egra. Veçohet beteja e Celinës, e zhvilluar më 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt më fyt. Aty, vetë Tahiri, edhe pse si komandant i Zonës nuk duhej të rrezikohej aq shumë, me vullnetin dhe dëshirën e tij për të hapur rrugë, bëri heroizëm të pashoq.
Me bashkëluftëtarët e tij besnikë, më 12 qershor 1999, komandant Tahir Sinani hyn fitimtar në Prizren. Në nëntor të vitit 1999 ishte emëruar komandant i TMK-së, në Qendrën e Stërvitjes dhe të Doktrinës në Nashec, kishte vënë lidhje me krerët kryesorë të UÇPMB-së si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin, Jonuz Musliun e luftëtarë të tjerë. Pasi afroi rreth vetes disa bashkëluftëtarë besnikë iu përvesh betejave në Dobrasin, Konçul e në Bujanoc.
Ai nuk ishte pajtuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit të 13 shkurtit të vitit 2001 për çmobilizimin e UÇPMB-së. Me fillimin e luftës në Maqedoni nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ai ishte pjesë vertebrale e asaj lufte me shumë bashkëluftëtarë të sprovuar në luftëtar e mëparshme. Asokohe nga SHP i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare emërohet komandanti i Brigadës 116 “Xhemë Gostivari”. Kur qeveria sllavo maqedonase, e shtyrë nga diplomacia amerikane, karshi botës, bëri një lloj amnistie për luftëtarët e UÇK-së, luftëtarët e sprovuar në luftërat çlirimtare nuk ranë pre e propagandës së Shkupit.

Tahir Sinani kishte filluar ta pĂ«rgatiste terrenin pĂ«r krijimin e ZonĂ«s Operative tĂ« Gostivarit dhe kishte inkuadruar nĂ« komandĂ« disa nga bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t, qĂ« nuk iu kishin ndarĂ« asnjĂ«herĂ« dhe kishin marrĂ« pjesĂ« nĂ« tri luftĂ«rat tona çlirimtare. NĂ« mesin e tyre kishte edhe luftĂ«tarin emblematik, Naser Ademi i cili luftĂ«n kundĂ«r pushtimit serb e kishte filluar nĂ« frontet e çlirimtarĂ«ve tĂ« KroacisĂ«, duke luftuar nĂ« radhĂ«t e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«tij kombi tĂ« shtypur e tĂ« shfrytĂ«zuar nga regjimi kriminal i Beogradit. RadhĂ«ve tĂ« Tahir Sinanit iu kishte bashkuar edhe luftĂ«tarja e lirisĂ«, e burgosura politike, profesoresha e gjuhĂ«s dhe letĂ«rsisĂ« shqipe, HyrĂ« Emini, pjesĂ«marrĂ«se nĂ« tri luftĂ«rat tona çlirimtare. NĂ« mesin e tyre ishte edhe ushtar TT-ja, i UÇK-sĂ«, Brahim Ademi, nga Kosharja legjendare e SefĂ« Koshares e Mic Sokolit, si dhe luftĂ«tari tjetĂ«r i lirisĂ« nga Gostivari, Hisa Fazliu. NĂ« njĂ« moment kritik, nĂ« rrethana ende jo sa duhet tĂ« ndriçuara, Tahir Sinani me trimat e trimĂ«reshat e UshtrisĂ« Çlirimtare KombĂ«tare bien nĂ« fushĂ« tĂ« minuar, mbase aksidentalisht. Me tĂ« drejtĂ« dyshohet edhe pĂ«r njĂ« inskenim tĂ« shĂ«rbime sekrete sllavomaqedone, tĂ« cilat ishin infiltruar nĂ« radhĂ«t e luftĂ«tarĂ«ve dhe po pĂ«rcillnin çdo lĂ«vizje tĂ« tyre. PavarĂ«sisht nga paqartĂ«sitĂ«, Tahir Sinani me bashkĂ«luftĂ«tarĂ« bie nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s…
PĂ«r merita dhe aftĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme ushtarake dhe pĂ«r kontributin e madh qĂ« dha nĂ« tĂ« gjitha luftĂ«rat dhe betejat pĂ«r çlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, Ă«shtĂ« graduar, dekoruar dhe shpĂ«rblyer nga shumĂ« shoqata e institucione shtetĂ«rore e ushtarake. NĂ« njĂ« ceremoni solemne, organizuar nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, ushtruesi i detyrĂ«s sĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, dr. Jakup Krasniqi, ka nderuar me dekorata e medalje njĂ« varg personalitetesh tĂ« njohura tĂ« kombit shqiptar. DĂ«shmori Tahir Sinani dekorohet me medaljen “Adem Jashari”.
Brigada 116 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilën e kishte udhëhequr vetë me gradën gjeneralmajor, në shenjë respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.
Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndërsa Këshilli i Bashkisë i qytetit Bajram Curri i ka dhënë titullin “Qytetar nderi”.
Akademia e Mbrojtjes “Hamëz Jashari” i ka akorduar Dekoratë, ndërsa Qendra e Stërvitjes dhe e Doktrinës në Nashec i ka dhënë Mirënjohje.
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me seli në Manhaim i ka dhënë Mirënjohje.
Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenë Lëvdatë.
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me dekret të shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.
Më 29 korrik 2003, në dyvjetorin e rënies së dëshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombëtare “Për Dëshmorët e Atdheut”, në Muzeun Historik Kombëtar, organizoi një veprimtari përkujtimore. Atë ditë, në emër të Shoqatës TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorëzoi eertifikatën Tahir Sinani- Nderi i Shoqatës Tropoja dhe ka propozuar që gjeneralit, i cili bëri tri luftëra për bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartë Nderi i Kombit.
Vëllezërit e tij: Sahiti, Njaziu, Cani Riza Agimi, Skënderi Besniku dhe motra Feridja krenohen për veprat heroike të vëllait hero i kombit, Tahir Sinani. Me krenari të ligjshme dhe plot dinjitet e përkujtojnë edhe bashkëshortja, Shpresë Osmani, bijtë Rugova e Rrezarti dhe bija Rrezarta.
