Shëmbulli i papërsëritshëm i Hasan Prishtinës  Nga: Kastriot Berissa 

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Shëmbulli i papërsëritshëm i Hasan Prishtinës  Nga: Kastriot Berissa  Për të shmangur vëllavrasjen kryeministri Hasan Prishtina dha dorëheqje, ndërsa sot për t’u bërë kryeministër apo president politikanët neo-otoman bëjnë thirrje për gjakderdhje midis shqiptarëve  Më 7 dhjetor 1921 Hasan Prishtina u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen pas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi. Hasan Prishtina ishte atdhetar dhe politikan i pashëmbullt, i sakrificës, ideolog i shquar, udhëheqës i kryengritjeve dhe njëherit njihet si arktiket i Shqipërisë Etnike, për çlirimin dhe bashkimin e të cilës e shkriu tërë pasurinë, por edhe si politikani i vetëm shqiptar që kurrë nuk i vuri interesat personale para atyre kombëtare.   Kështu në gazetën « Ora e Shqipnisë » që dilte në Vjenë, më 22 maj 1928 në shkrimin « DERI NË VDEKJE » ai do të deklaron:  …Por në vend të kolltukut me turp në Stamboll preferova kryengritjen me nder në malet e Kosovës. Akuza, shpifje, kërcënime rreziqe nuk më kanë frikësue kurrë deri më sot e kundërshtarët e mijë le të jenë të sigurt se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit. Unë, kam një rrugë të caktueme para mejet: atë kam shkelë dhe atë do të shkeli deri në vdekje – rrugën e independencës ma të plotë të tanë Shqipnisë! Rrugën e tradhëtis as nuk e kam shkelë as nuk do ta shkeli kurrë edhe pse disave sot po u kande me më quajt publikisht tradhtor! Në kjoftë se këta kanë ngulë syet në personin t’eme tue kujtue se unë trembem prej shpifjeve të tyne e do të ndrroj rrugë, u diftoj kjartas se kanë gabue adresë. Nderin t’em si njeri e si shqiptar e çmoj, e them me kreni, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mue n’iden t’eme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet! Ka me më shtrue vetëm vdekja! – Hasan Prishtina.

Lexo dhe...  Shqipëria në qendër të vëmendjes: Çfarë po ndodh sot?-Çkemi News
(Vizituar 14 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share