Vodhën një copë djathë e një sallam se kishin 4 fëmijë të uritur, prokuroria kërkon burg për çiftin nga Tirana

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Vodhën një copë djathë e një sallam se kishin 4 fëmijë të uritur, prokuroria kërkon burg për çiftin nga Tirana

 

Me djathë e sallam në xhep që i vodhi në frigoriferin e një dyqani, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar: “të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur”.

 

Faljen e dytë ja kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbale për hajdutin e ‘kafshatës ‘. Shkresat tregojnë se hajduti i një cope djathë e së bashku me të dhe të një cope sallami u kap në flagrancë.

“Është e vërtetë, unë i vodha një pako djathë dhe një shufër sallami. Por unë vodha sepse isha i uritur. Madje e kam bërë këtë gjë dhe dy herë të tjera. Dhe sërisht e kam bërë i shtyrë nga uria”, thotë i dyshuari.

(Vizituar 14 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share