Sherr me çekanë e kaçavida në qendër të Fierit, plagoset 40-vjeçari

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një konflikt për motive banale ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Fierit mes dy personave, njëri prej të cilëve ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në rrugën “Jakova Xoxa”. Ka qenë një konflikt i çastit që ka bërë që 29-vjeçari me iniciale R.Ç. të godasë me sende të forta 40-vjeçarin me inicialet F.Sh.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një çekan, një kaçavidë dhe një kapuç.

Mësohet se ka qenë një sherr mes dy personave ai që sjellë në vendin e ngjarjes uniforma të shumta policore, ndërsa

Qytetarët që kanë parë sherrin janë alarmuar, ndërsa i janë frikësuar faktit se mund të kishte një për përshkallëzim të konfliktit.

 

40-vjeçari është lënduar në dorë, ndërsa shtetasi tjetër është shoqëruar në komisariat.

 

(Vizituar 29 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share