Vihet tritol në murin rrethues të një banese në Sarandë, policia jep detajet e para

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një sasi lënde plasëse i është vendosur mëngjesin e sotëm murit rrethues të një banese në Sarandë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

NJOFTIMI

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

(Vizituar 44 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share