Emri/ Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, zbardhen detaje nga ngjarja! Dy plumba në kokë e një në kraharor-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, bën me dije se 58-vjeçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Lexo dhe...  Inside Story/ Në burg për një palë atlete, familja: E izoluan në gjendje të rëndë dhe vdiq në qeli-Çkemi News

Sipas policisë 58 vjeçari Renato Hoxhaj është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor.

Po në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.

Ndërkohë mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm.

Lexo dhe...  SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn-Çkemi News

Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.

 

(Vizituar 98 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share