
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Naxos, në zonën e Plakas, Greqi.
Një grua është nxjerrë e pajetë nga një pishinë.
E ndjera, 36-vjeçe, banuese në ishull, ka qenë duke pushuar në pishinë, për një moment është futur dhe nga aty më pas është nxjerrë e vdekur.

Viktima ishte në pishinë me fëmijën e saj të vogël.
Ambulanca shkoi në vendngjarje, por siç rezultoi ishte tepër vonë dhe gruaja dha frymën e fundit.
Fëmija e të ndjerës, 4 vjeç ndodhet në komisariatin e Naxosit, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe bashkëshorti i viktimës ndodhet në gjendje shoku.
Deri më tani, hetimet e policisë nuk kanë zbardhur shkakun e vdekjes së 36-vjeçares.
(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
