
Gjatë ditës së djeshme u vu në pranga ish-efektivi i Forcave RENEA, Remal Rada.
Ky i fundit bashkë me shokun e tij Elton Hithi u kapën me armë në makinë dhe pas kontrollit të banesave të tyre, iu gjetën edhe arsenal armësh, teksa po vuajnë dënimin në burg.
Sipas prokurorisë, Rada dhe Hithi mund të punojnë për grupe kriminale si vrasës me pagesë.

Rada, ka mohuar akuzat përballë grupit hetimor se kishte dijeni për armën e gjetur në mjet.
Edhe sot përpara gjykatës ish efektivi ka mbajtur te njëjtin qëndrim, duke u shprehur, se ai ka marre një çantë nga një person që e kishte sjellë si porosi nga Britania e Madhe.
Sipas efektivit çanta do i dorëzohej një personi tjetër ditën që ai u arrestua.
Rada nuk ka treguar emrat as të porositësit dhe as të marrësit.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe miku I tij Elton Hithi.
