
47-vjeçari nga Selenica ka treguar për mediat tmerrin e përjetuaar, gjatë pengmarrjes nga një person. Kryefamiljar tregon se Vitrin Çobaj, banor i fshatit Vajzë i ka kërcënuar me armë gjahu.
Gjithashtu ai rrëfen se Çobaj përdhunuar vajzën e tij të madhe, 17-vjeçe e cila ka probleme me shikimin, ndërsa gruan e ka zhveshur por nuk e ka përdhunuar.
Ka qenë ndërkohë, vajza e dytë e familjes ajo që ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre.

Ai tregon:
Ai njeriu me maskë kishte vajtur në dhomën e fëmijëve. Me bluzë të kuqe dhe me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Më pas e ka marrë çupën e madhe se i tha gruas mbylle derën që të mos shohin gjë fëmijët. Në atë u ula në tokë unë se më drejtoi armën. Iku si 2-3 metër larg nga unë dhe i tha më bëj një kafe sillma këtu. Hajde provoje kafen i tha se mos më ke hedhur helm. Pastaj e piu ai kafenë. Ka prerë litarin në verandë që kisha unë, dhe i tha gruas lidhe burrin. Në atë moment më lidhi gruaja mua dhe më shtriu në krevat përmbys mua. Më ka lidhur dhe këmbët. Pastaj veproi me bashkëshorten. E zuri dhe e lidhi edhe atë dhe nën kërcënimin e armës, e zhveshi dhe nuk veproi me dhunë. Vetëm sa e zhveshi. Mbasi ka mbaruar këtë është larguar nga dhoma jonë dhe ka vajtur në dhomën e fëmijëve. Ka kërcënuar dy çupat e mëdha dhe çupa e dytë ka ikur nga banesa dhe ka vajtur te kryeplaku në fshat dhe ka bërë denoncim në polici. Në atë kohë që ka ikur çupa e madhe poshtë, çupa e vogël ka ardhur në dhomën time duke shqyer derën. Mos më zgjidh i kam thënë sa të vijë policia. Vetëm merr telefonin dhe lajmëro policinë. Në atë kohë që e mori çupa e madhe policinë e kishte marrë e vogla. Dhe për 25 minuta ka ardhur policia nga Vlora. Pasi ka mbaruar me mua ka marrë çupën e madhe dhe e ka futur te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar. Po sërish. Vajza është shprehur vetë me fjalët e saj se e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është e sëmurë, invalidë, grupi i dytë. E njihja autorin se ka ardhur një ditë më parë dhe është shfaqur si kasap, i kemi shitur një viç. Na ka marrë lekët, dhe disa dokumente të tjera dhe dy pasaportat e çupave. Çupa kërkon që ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë gjithashtu kërkoj të marrë dënim të përjetshëm dhe unë nuk e fal kurrë atë person.
(Vizituar 109 here, 1 vizita sot)
