Tronditëse në Greqi! Babai tenton të mbysë foshnjën në rrugë, shqiptarët e shpëtojnë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Momente tronditëse kanë ndodhur në qendër të Athinës të enjten e 30 qershorit, kur një burrë dyshohet se ka tentuar të mbysë fëmijën e tij. Mediat greke kanë publikuar momentin kur qytetarët që sipas “TCH” kanë qenë shqiptarë, kanë tentuar t’i marrin foshnjën nga krahët dhe ta shpëtojnë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, një burrë pa bluzë mban në krahë një fëmijë të vogël të cilin tenton ta mbysë duke i mbyllur gojën me dorë. Një grua që e kuptoi se çfarë po bënte burri u përpoq të tërhiqte dhe të shpëtonte fëmijën, ndërsa nëna e tij vrapoi për ta shpëtuar. Por burri i saj e shtyu fort dhe e rrëzoi në rrugë.

Një burrë tjetër vrapoi për ta ndihmuar dhe ata më në fund arritën ta shpëtonin fëmijën dhe të mbajnë peng burrin deri sa erdhi policia. Babai i foshnjes u dërgua në Komisariatin e Omonias, ndërsa nëna dhe fëmija u nisën për në atdheun e tyre Rumani.

 

(Vizituar 25 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share