
Një raport i Inteligjencës amerikane për objektet fluturuese të paidentifikuara të quajtura ndryshe UFO, nuk ka arritur të shpjegojë shumicën e pamjeve që janë shfaqur në trajnimet e ushtarakëve amerikanë. Behet fjalë për më shumë se 140 objekte, për të cilat në raport nuk është thënë që përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, mirëpo as nuk është përjashtuar një gjë e tillë.
Pentagoni ka konfirmuar se pilotët ushtarakë kanë analizuar më shumë se 140 raste të pajisjeve me shpejtësi të madhe, origjina e të cilave nuk është mundur të identifikohet.
Sipas një raporti të Inteligjencës Amerikane, të lëshuar nga Kongresi më 25 qershor, për objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), autoritetet amerikane nuk kanë sqarim për shumicën e pamjeve, një pjesë edhe të incizuara.

