Shqiperia dhe lufta e pare botrore

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Fillimi i Luftës së parë Botërore e gjeti Shqipërinë në situatën më të brishtë të mundshme. Vetëm afro dy vjet më parë Shqipëria ishte vetëshpallur e pavarur dhe prej një viti ishte e pranuar si shtet më vete, provizorisht nën kujdestarinë e Austrisë dhe të Italisë, dy Fuqi të Mëdha që rivalizonin mes tyre në detin Adriatik.

 

Lexo dhe...  Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore!-Çkemi News

 

 

Princ Vidi që fuqitë e Mëdha kishin zgjedhur për të kryer fazën tranzitore, atë të State Building, ia kishte mbathur andej nga erdhi para se ushtarët italianë të instaloheshin në Sazan e në Vlorë, rreth Nëntorit të vitit 1914. Nuk vonoi shumë dhe Shqipëria u kthye shpejt në një nga teatrot më impenjativë të Luftës së Madhe. Kjo për shkak të palëve të shumta që u implikuan në territorin shqiptar, nga të dy blloqet, por edhe fqinjët grekë, serbë e bullgarë që donin të përfitonin nga konflikti, për të asgjësuar që në lindje pavarësinë e Shqipërisë e për të ndarë kështu midis tyre territorin e saj. Vështirësitë e luftës në terrenin shqiptar ishin të mëdha, si për shkak të gjeografisë dhe mungesës së plotë të infrastrukturës, ashtu edhe përsa i përket organizimit të shoqërisë shqiptare të asaj kohe, mbi bazë kryesisht tribale o krahine. Në të vërtetë, asnjë i huaj nuk mundi të gjejë një aleat shqiptar plotësisht të besueshëm dhe tentativat për t’i përdorur shqiptarët si mish për top dolën të pasukseshme.  Një nga pjesët më dramatike të kësaj lufte në territorin shqiptar ishte tërheqja e serbëve nëpërmjet këtij territori. Ata kishin me vete më shumë se 70.000 robër austrohungarezë që donin t’i përdornin si pengje për shkëmbime të çdo lloji; po ashtu, midis tyre dhe vetë ushtarëve serbë kishte shumë të plagosur dhe terreni shqiptar nuk ofronte kushte, as në termat mjeksorë e higjenikë e as në planin e bashkëpunimit të mundshëm të popullsisë. Atë çka lanë plagët dhe uria, e mbaroi i ftohti i hidhur  i atij viti. Serbia, fituese e betejës së parë ndaj Austro-Hungarisë agresore, nuk ia doli dot të fitojë mbi Bullgarinë, aleate e gjermanofonëve, megjithë ndihmën që pati nga ana e aleatëve italianë, francezë, anglezë, dhe grekë. Një numër i madh serbësh mbetën si në kurth, në territorin shqiptar. Ushtrisë serbe i erdhi në ndihmë Italia dhe aleatët e tjerë të Grupit të TrefTrefishtë

 

Instalimi i kontigjenteve më të mëdha italiane në Vlorë dhe në Durrës  tërhoqi në territorin shqiptar ushtritë gjermane dhe austriake, të cilat pushtuan Shqipërinë Veriore, ndërsa trupat italiane dhe ato greke Shqipërinë Jugore. Italia forcoi më tej kontigjentin e saj në Shqipëri pasi fitoi mbi Austrinë në betejën e Piaves. Austriakët u detyruan të tërhiqeshin nga territori shqiptar dhe, për të mos hasur armiqësinë e popullsisë shqiptare gjatë kësaj tërhqjeje u dhuruan shqiptarëve njëmijë pushkë dhe 10 mijë Korona floriri austriake. Pretendimet greke mbi Jugun e Shqipërisë, në përfundim të Luftës së Parë Botërore, nga njera anë nxitën shqiptarët të ngrihen kundër këtyre ambicjeve territoriale dhe nga ana tjetër, favorizuan qëndrimin e Italisë në Vlorë edhe pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ushtarët italianë lanë Vlorën më 1920, të pamundur më të përballonin sulmin e afro 6000 luftëtarëve shqiptarë  të cilët, siç thuhet në disa libra shkollorë të historisë shqiptare, “ i hodhën italianët në det” për shkak se i druheshin një akordi italo-grek për Vorioepirin ( Jugun e Shqipërisë), në këmbim të pranisë së përhershme të tyre në këtë qytet dhe në Sazan, ishullin që kontrollonte ngushticën e Otrantos si dhe hyrje-daljet në detin Adriatik.

Kështu Shqipëria u bë, padashur, edhe vendi që shkruajti kapitullin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

(Vizituar 26 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share