
Histori dashurie, perfundim me tragjedi… E di qe kur ta shikoni tere ketë shkrim do përtoni ta lexoni, por është vërtete një histori shumë e hidhur qe ka ndodhur midis dy te rinjve qe duheshin shume dhe ne fund ndahen ne një mënyre shumë tragjike!!
Kjo esht një histori e vërtet dhe është shkruar nga vet djali qe e ka përjetuar tragjedinë…..!
Unë qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para çdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashë me vete: “te bej edhe unë një”. Kisha shume simpati për shume vajza dhe kisha shume shoqëri me vajza, por zemra ndalonte para njërës qe me shume mundime arrita ta beja për vete. Isha shume i lumtur përkrah saj. Kot nuk thonë: “Nis si loje dhe përfundon ne dashuri te vërtet” kështu ndodhi me mua. U dashurova me engjëllin. E quajta engjëll sepse për mua e tille ishte. Ditët kalonin dhe dashuria jone rritej e rritej. Kaluam bashke katër vjet. Gjate kësaj kohe unë isha me i lumtur se kurrë, lumturi përjetonte edhe ajo. Te afërmve te mi unë u pata treguar për te. Ajo vinte edhe te shtëpia ime, por familjaret e saj nuk dinin gjë. Ne kohe kur ishim me mire se kurrë, si ne çdo histori dashurie qe përshkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecën ne vaj. Vëllai qe kisha ne Itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtëpinë tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha unë sepse merresha me një vajze te përdale. kjo nuk ishte aspak e vërtet. pasi unë atë jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se vajze ishte. vlerat e kësaj do ti tregoj ne fund por fjalët e vëllait ne adresë te saj ishin fund e krye një trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtëpi nuk me bënin përshtypje sepse unë atë vajze e doja shume.

Vazhdova ta takoja si me pare dhe një dite ia thashë arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. “Ta them unë arsyen te tua ne familje. unë e dija se X është vëllai yt por kur ai ka qene këtu përmes një shoqes se tij ka shprehur dëshirën për te me takuar. unë nuk kam pranuar”. Kjo ishte e rende për mua. tani e kuptova reagimin e vëllait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurrë. Dashuria jone vazhdoi. Një dite na gjeti motra e saj ne një vend ku rrinim shpesh. Këtu dashuria jone do te merrte një goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motrën. Atë nate ne shtëpinë e tyre kishte pasur shume sherre. atë e kishte qëlluar si e ëma ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtëpia nga shenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U përpoqa ta qetësoja. Lotët e saj lanin trupin tim. E mund te beja me tepër, isha vetëm 22 vjeç! Vendosa ti propozoja për martës. Biseduam dhe ramë dakord. S’kishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe për ne. Vendimin për tu martuar ua thashë te shtëpisë. U be nami “Ketë nuk mund ta besh kurren e kurres” – tha vëllai. Babai dhe nena heshtën. Iu drejtova babait: “me ose pa ju atë vajze do ta mar”. Ne familje e shtro edhe disa here ketë debat, derisa një nate ju thashë prindërve sekretin tim te madh: Unë dhe engjëlli jo vetëm qe duheshim shume por, prisnim edhe një fëmijë. Babait dhe nenës ia mbusha mendjen. Im atë foli me vëllai dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Atë nate çdo gjë po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtëpinë e saj. Unë arrita ta bindja familjen time dhe po bëheshim gati qe te kërkonim dorën e saj. Ne shtëpinë e saj motra kishte treguar se ajo priste një fëmijë dhe te gjithë si te çmendur kishin filluar dhunën mbi te. Ne kohen kur unë fluturoja nga gëzimi ajo ishte ne momentet e veta me te këqija. U zgjova ne mëngjes dhe u bëme gati unë, babai dhe vëllai për te shkuar ke shtëpia e saj për ti kërkuar dorën. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalët e mamit: “Bir si sot nuk te kam par me te bukur”. Vura buzën ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: “Bir mere atë vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur përjetë”. Me puthi ne faqe duke me dhëne urimin. Nuk harroj sytë e motrave dhe te kunatave qe shkëlqenin nga gëzimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: “Peshku ne det dhe tigani ne zjarr”. Rrugës me duket se te gjithë me shikonin mua. Vërtet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjithëve. Kur po afroheshim ke shtëpia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerëz. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem fare kishte ndodhur dhe ai si për inatin tim tha: “Filania ka vrare veten”. Ne atë moment zemra ndali rrahjet, por këmbët me ndalen te shtëpia e saj. Hyra brenda si një i droguar. Përplasa shume njerëz qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku atë e kishin veshur si nuse. O zot bërtita me te madhe, -nuk është e drejte qe një vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua.
