Profeci biblike: Si do të jetë fundi i botës dhe kur do të zbret në Tokë për herë të dytë Krishti

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Fundi i botës do të shënohet me turbullira të mëdha dhe rrëmbime të njerëzve, i ka thënë një studiues i Biblës, Express.co.uk

Bibla e krishterë tërheq vërejtjen para ardhjes se dytë të Jesus Krishtit ku një seri prej ngjarjeve apokaliptike do të ndodhin. Bibla nuk e specifikon se kur do të rikthehet Jezusi por profesori Tom Meyer, një studiues i Biblës që po ashtu njihet si “Njeriu me Kujtesën e Biblës”, është i sigurt se ora tashmë ka filluar të bie për njerëzimin.

 

Lexo dhe...  VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve -Çkemi News

 

 

Duke folur për Express.co.uk, profesor Meyer thotë se një betejë do të zhvillohet në Tokë në ditët e fundit të saj.

“Kjo ngjarje do të shënojë ditët e fundit të proverbit ku ora shënon mesin e natës dhe fillojnë shtatë vite turbullira ashtu si shkruhet në Zbulesën 6-19”, thotë ai, transmeton GazetaExpress.

“Ngjarja nuk bën të përzihet me ardhjen e dytë të Krishtit”.

“Kishat nuk do të rrëmbehen menjëherë-mund të ndodh nga çasti në çast-aq shpejt do të ndodh sa hap e mbyll sytë”.

Sipas profesorit Meyer, Krishti do të paraqitet në qiell gjatë këtij rrëmbimi për t’i ringjallur të krishterët e vdekur dhe për t’i marrë ata në parajsë.

Ka një dhomë të përgatitur për ta, siç citohet në vargjet e John 14: 1-6.

Por, as kjo nuk do ta shënojë ardhjen e dytë të Krishtit.

Supozohet se pas “Rrëmbimit” do të fillojë një periudhë shtatë vjeçare e njohur si Turbullira.

Turbullira do të ndahet në dy pjesë, gjithsecila zgjat 42 muaj.

Gjatë pjesës së parë, Krishterët besojnë së Antikrishti do të ngrihet për ta mashtruar botën.

“Ajo të cilën po e vuajmë momentalisht në nivel global është vetëm një pamje e vogël e asaj çfarë do të vije”, thotë profesor Meyer, transmeton GazetaExpress.

“Pjesa e dytë e shtatë vjeçarit të Turbullirave është karakterizuar si “një turbullirë e madhe, e atillë që nuk ka ndodhur që nga fillimi i kësaj botë, jo, një që nuk është parë kurrë”.

“Do të jetë aq keq saqë Krishti kishte thënë se ‘nëse kjo kohë e fatkeqësisë nuk shkurtohet – shtatë vjet-asnjë njeri nuk do të mbijetojë’”.

Ardhja e dytë e Krishtit nuk do të ndodh gjatë Turbullirave të mëdha ku shumica besojnë që Jezusi do të kthehet për ta mposhtur Antikrishtin.

Dr Meyer thotë se Jezusi do ta shkatërrojë mashtruesin për të themeluar sundimin e tij për 1000 vjet në Jerusalem.

Shumica nga këto ngjarje janë theksuar në Librin e Zbulesës së Biblës.

Libri i Zbulesës përmban kapitujt e fundit të Biblës të shkruara nga John, Apostulli.

Brenda këtyre kapitujve të fundit, Apostulli John shpalos vizionet e tij apokaliptike dhe ditët e fundit.

Profesori Meyer, i cili është profesor në kolegjin amerikan dhe orator në kisha, ka mësuar përmendësh më shumë se 20 kapituj nga Bibla, përfshirë edhe Librin e Zbulesës.

Ai më parë i kishte thënë Express.co.uk që numërimi mbrapsht dhe ditët e fundit për ringjalljen e Krishtit kanë filluar këtu dhe 2000 vite më parë.

 

 

 

Megjithatë, siç thekson ai, askush nuk e di se kur do të ndodh dita e kiametit.

“Por, a është afër ora që të godas mesnatën, Bibla thotë asnjë njeri nuk e di, ‘madje këtë nuk e dinë as engjëjt në parajsë apo i Biri vetë. Vetëm Ati i nalt në qiel e di’-Matthew 24:36”, thotë ai. /GazetaExpress/

(Vizituar 328 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share