Kundër maskës dhe vaksinës, 57-vjeçari: Duan të më zhdukin, por ju vazhdoni të luftoni

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Hai Shaulian, një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër Green Pass, maskave dhe vaksinave, ka humbur betejën me Covid-19.

 

Lexo dhe...  The James Webb Space Telescope makes an unusual discovery that turns everything known about the Universe upside down

 

 

Para vdekjes 57-vjeçari postoi një foto në Facebook, teksa ishte në spital, i lidhur me ventilatorin e mushkërive. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Shaulian bëri thirrje të heqin dorë nga protestat.

Mos u dorëzoni, shteti përdor metoda shtrënguese kriminale me ne. Ata duan të më zhdukin. Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Unë nuk kam oksigjen dhe nuk mund ta stabilizoj veten. U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë.

M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme. Green Pass nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtrëngimin. Vazhdoni luftën”, thuhet në mbishkrimin e imazhit./a2cnn

 

(Vizituar 14 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share