Si u fsheh Hítleri me ndihmën e UFO-ve? Çfarë janë ‘mushkonjat aliene’-Faktet më të çuditshme për Antarktidën

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Antarktida është masa tokësore më pak e eksploruar në planetin tonë, e cila e bën kontinentin e ngrirë vendin e përsosur për komplote në dukje të pabesueshme dhe madje shumë të çuditshme.

Nëse akullnajat e Antarktidës do të shkriheshin, nivelet e deteve botërore do të rriteshin me 5 metra. Popullsia e Antarktidës kurrë nuk rritet në shumë më shumë se 4000 shkencëtarë vizitues dhe nëse qëndroni në një pikë të caktuar – 90 gradë në jug, 45 gradë Lindje – çdo drejtim që shikoni është Veriu.

Që nga zbulimi i tij në 1820, tokat djerrinë dhe të ngrira të Antarktidës kanë mistifikuar, magjepsur dhe hutuar njerëzit në të gjithë globin.

Pothuajse dyfishi i madhësisë së Australisë, studiuesit po mësojnë vazhdimisht gjëra të reja për jetën atje.

Për shembull, pavarësisht kushteve të ngrirjes, vullkani i tij në malin Erebus ka qenë aktiv për 1.4 milion vjet dhe kohët e fundit organizma të pazbuluara më parë u gjetën në shpellat e tij vullkanike.

Për dekada me radhë është besuar se në këtë kontinent nuk mund të jetonte asgjë dhe askush, por herë pas here janë zbuluar gjallesa me madhësi gjigande, për shembull merimangat në Antarktidë kanë madhësinë e pjatave, ndërsa krimbat janë sa një shishe 2 litërshe.

Lexo dhe...  Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë/ Alarmi i shkencëtarëve: Njerëzimi, më afër se kurrë vetëshkatërrimi

Megjithatë teoria më e habitshme është se pas Lùftës së Dytë Botërore, Hítlerí është arratisur në Antarktidë përmes një nëndetësje dhe jetoi në një bazë sekrete të ndërtuar nga nàzistët në vitin 1938.

Të tjerë thonë se nàzistët udhëtuan drejt këtij kontinenti me avionë revolucionàrë të bazuar në modelet e UFO-ve dhe me ndihmën e alienëve ngritën “Batalionin e Fundit”, një bazë ushtarake gjigande nga ku besonin se një ditë do ta ri-fillonin lùftën dhe do të pùshtonin botën.

Fakti është që një bazë ùshtarake në Antarktidë ka ekzistuar dhe teoricienë të ndryshëm pohojnë se ajo fshihej nga forcat britanike dhe amerikane deri në shkàtërrimin e saj me armë bërthamore në vitin 1958.Sidoqoftë, kritikët e teoricienëve konspiracionistë theksojnë se shpërthími berthàmor në Antarktidë ndodhi 1.500 kilometra larg vendit ku thuhet se ishte baza e Hítlerít. Ndërsa të tjerë besojnë se qyteti i humbur i Atlantis është vàrrosur nën akullnajat e kontinentit, pasi shkencëtarët kanë konfirmuar se Antarktida dikur kishte një klimë të butë dhe fosilet e bimëve bashkë me ato të dinosaurëve u zbuluan të ngrira plotësisht prej miliona vitesh.

 

Google Earth, një app i cili I lejon njerëzit që të ekplorojnë botën pa u ngritur nga divani i sallonit, ka çuar në zbulimin e disa teorive gjithashtu shumë të çuditshme.

(Vizituar 2,541 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share