
Fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 kanë ulur ndjeshëm performancën verbale, motorike dhe të përgjithmen njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan.
Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se Covid-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Në dekadën para pandemisë, rezultati mesatar i IQ (koeficienti i inteligjencës) në testet për fëmijët e moshës nga tre muajsh deri në tre vjeç ishte rreth 100, por për fëmijët e lindur gjatë pandemisë numri arrin deri në 78.
Koeficienti i inteligjencës është një rezultat total që rrjedh nga një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.“Sipas studiuesve, fëmijët nga shtresat më të ulëta socio-ekonomike patën rezultate më të këqija në teste. Arsyeja më e madhe pas rënies së pikëve ka të ngjarë të jetë mungesa e stimulimit dhe ndërveprimit në shtëpi,” tha Deoni.
“Duke pasur parasysh që këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara ekziston frika është se gjërat mund të jenë më negative në zonat më të varfra të vendit dhe botës”, shtoi ai.
Terence Stephenson, një profesor për shëndetin e fëmijëve në University College London, u shpreh se hulumtimi ishte interesant, pasi ka shumë të dhëna dhe analiza për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve, por nuk është diskutuar asnjëherë për foshnjat.
Faktori kryesor që ka ndikuar në këto rezultate te foshnjat ka të ngjarë të jetë stresi që përjetuan prindërit. Ata u përballën me sfida si në punë ashtu edhe në kujdesin e fëmijëve me kohë të plotë./The Guardian
