Ups! Ministren e nxjerrin jashtë për pantallonat “e ngushta”: Shko, vishu mirë dhe kthehu!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një deputete në Tanzani është dëbuar nga parlamenti për veshjen e pantallonave të gjykuara ‘shumë të ngushta’.

Condester Sichwale, një ministre e partisë qeverisëse u dëbua nga parlamenti pasi kolegu i saj Husein Amar u ankua për veshjen e saj.

“Kodi i veshjes është shumë i qartë, por ka motra këtu që nuk vijnë të veshura modestisht. Deputetja në krahun tim të djathtë për shembull. Me bluzën është në rregull, por pantallonat i ka të ngushta. Parlamenti është pasqyrë e shoqërisë dhe këtu kemi disa motra që janë ligjvënëse dhe që vishen çuditshëm. Çfarë po i tregojnë ato shoqërisë sonë?” – tha deputeti Amar.

 

 

 

“Shkoni vishuni mirë dhe pastaj kthehuni”, ishte kërkesa që iu bë ministres Sichwale. Ajo doli jashtë por mbetet e paqartë nëse u kthye sërish atë ditë.

Qortimi ka shkaktuar reagim të ashpër dhe të zemëruar me një grup deputetesh femra duke e quajtur atë ‘të padrejtë’ dhe duke kërkuar falje.

(Vizituar 33 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share