Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

6 maj 1405, për nder të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, po e postoj këtë portret të rrallë të tij, të sjellur nga historiani dhe dijetari i mirënjohur shqiptar nga Peja, miku ynë shumë i nderuar, Profesor Dr. Jahja Drancolli, që shkruan: “Portret i rrallë i Gjergj Kastriotit Skënderbeut nga viti 1828.

Portreti në fjalë pothuajse krejtësisht i panjohur për historiografinë tonë, është një riprodhim i zbuluar në biografinë e parë të shkruar në sllavishten e vjetër, e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar. Tërheqë vëmendjen titulli mbret dhe origjina arbërore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, origjinë kjo që nuk eshte kontestuar asnjëherë nga qarqet intelektuale serbe të asaj kohe.

Në këtë kontest duhet vënë re se përpkjekjet e sërbizimit të heroit tonë, nisen të zëjnë fill sidomos nga Garashanin (1844) dhe pasuesit e tij të shkollës antropologjike, të cilët përpiqeshin për ta fikur çdo dritë nga historia jonë e lavdishme. Libri me këtë portret është botuar në Pesch të Hungarisë në vitin 1828”.

nga @Micky Haxhiislami //President I CEO Intermedico Japan Co., LTD & Managing Director at Intermedico Japan Europe LLC

(Vizituar 28 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sasia e sekuestruar e armatimeve në Banjskë për disa qindra persona!
WhatsApp Share SHARE Facebook Share