Dueli midis dy komandantëve në ditën fatale

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Dueli midis dy komandantëve në ditën fatale

 

 

 

Lexo dhe...  Armët në Kishë i ka fut Sigurimi", fjalët e ish-hetuesit që u pushkatua për shpërndarje traktesh kundër pushtetit

 

Qysh në vjeshtën e vitit 1944 Petar Brajoviqi, me urdhërin e Titos, ishte bërë komandanti suprem i brigadave partizane në Kosovë. Ai ishte graduar në gjeneral kolonel. Në mëngjesin e 21 shkurtit 1945 ai morri lajmin e shumëpritur: Shaban Polluzha, tani i mbetur me vetëm rreth 40 luftëtarë, ishte rrethuar në tri kulla prej guri në fshatin Terstenik.Në orët e pasditës i erdhën lajme të tjera: rezistenca e të rrethuarve nuk po thyhej dot. Terreni ishte krejtësisht i zhveshur dhe partizanët nuk u ofroheshin dot kullave.

 

 

 

.I zemëruar Brajoviqi u ngrit në këmbë dhe u tha vartësve të tij: Do të shkoj unë personalisht për ta zanë të gjallë atë plak kokëfortë. Morri njësinë e tij dhe brenda dy orësh u shfaq në fushën e betejës. Pjesëmarrës në shumë beteja, Petar Brajoviqi e mbivlerësonte veten.Ai zgjodhi njerëzit më trima nga rradhët e partizanëve dhe u sul në drejtim të kullave ku po mbrohej plaku kokëfortë, siç e quante Shaban Polluzhën. Ndërkaq, topi që ishte në prapavijë, godiste papushim kullat që Brajoviqit t’i mundësoj afrimi tek muret e tyre. Kur tanimë ishin pranë cakut dhe Brajoviqi po shtinte me automatikun e tij në hyrje të njërës prej kullave, nga brenda saj u dëgjua bresheria e një mitrolozi, i cili ia këputi të dy këmbët, duke e lënë sakat për gjithë jetën, deri në vdekjen e tij në vitin 1991.

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share