Spartak Ngjela “zbardh” mesazhin e Amerikës për tre ingredientët që lartësojnë historinë e Shqipërisë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Nga Spartak Ngjela

Politika amerikane, nëpërmjet ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, dje deklaroi tre ingredientët thelbësorë që lartësojnë historinë e Shqipërisë:

 

Lexo dhe...  Vranësira të dendura, parashikimi i motit për datën 29 dhjetor 2023
  1. luftërat legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeut, si epope e madhe në mbrojtje të qytetërimit evropian nga hordhitë e barbarizmit osman.

  2. Vlera e madhe për besën, si kulturë shqiptare, e cila i lartësoi shqiptatët në përgjigjen morale kundër Olokaustit, duke mos dorëzuar asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë akt, ndryshe nga të gjithë shtetet e pushtuar evropianë nga Gjermania hitleriane, shqiptatët dallojnë me vlerë të madhe. Në Shqipëri, pas luftës, kishte hebrenj shumë më tepër se përpara saj.

 

 

 

  1. Shqiptarët e kanë goditur plotësisht figurën e Enver Hoxhës dhe sistemin e tij.

Të tria këto përbëjnë në fakt vetë doktrinën e shqiptarëve që po kërkojnë me ngulm të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por, përmendja e tyre nga politika amerikane lartëson shqiptatët si histori dhe si karakter, në një kohë që Beogradi çirret me gënjeshtra, dhe lidërshipet politike në Shqipëri bëjnë lojën e atyre që kanë vrarë, masakruar shqiptarët, dhe kanë pushtuar territore të gjerë të Shqipërisë Etnike.

 

 

 

Por, duke marrë shkas nga përmendja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të esencës historike të shqiptarizmës, çdo shqiptar ndërkohë fiton siguri kur pret integrimin real të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

(Vizituar 242 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share