Në Maqedoni jetojnë 1.6 milionë banorë! Ja sa për qind janë shqiptarë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pas 19 viteve Maqedonia e Veriut po bëhet gati për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ligji ndodhet në fazën e fundit të miratimit, pas kalimit të filtrave në Kuvend.

Jo zyrtarisht mësohet se i njëjti pritet të votohet në gjysmën e parë të muajit janar, përkatësisht në seancat e para pas festave të fund vitit. Pse nuk kishte regjistrim në Maqedoni të Veriut?

 

Lexo dhe...  Dy shqiptarë vriten në Athinë! Autori hyn në lokal dhe qëllon me breshëri plumbash, plagoset dhe një vajzë (Video)

 

 

Në vitin 2002 menjëherë pas konfliktit të armatosur të dhënat e regjistrimit të kryqëzuara me pikat nga Marrëveshja e Ohrit u interpretuan në amendamente kushtetuese për të kategorizuar të drejtat e etnive në bazë të përqindjes nga regjistrimi.

Gati 10 vite më vonë, kur buxheti shtetëror kishe paraparë fonde për regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 dhe ligji ishte miratuar në Kuvend, procesi u ndërpre për motive të panjohura.

Pas 5 viteve, materialet e përgjuara të cilat i posedonte ish PSP nxorën në pah të vërtetën se shtyrja apo ndërprerja e procesit është bërë në marrëveshje mes kreut të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

 

Madje Specialja kishte ngritur akuzë për dëmtim të buxhetit shtetëror prej 2.8 milion eurove, por kjo akuzë nuk mori epilog.

Më 3 dhjetor të vitit 2020, një muaj pasi Ahmeti kishte dëshmuar vullnetarisht në Prokurori për regjistrimit, organi akuzës tërhoqi aktin mbi bazën e mungesës së provave dhe pamundësisë për ta vërtetuar veprën.

Çështja e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021 ishte pjesë e marrëveshjes politike dhe pikë në programit Qeveritar.

Teksti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë u debatua në Kuvend, ndërsa opozita shqiptare kërkoi që procesi të zbatohet nga Komision Shtetëror për Regjistrim, por një gjë e tillë nuk u pranua. Të dhënat që i posedon Enti Shtetëror i Statistikave, të kryqëzuara me raportet e EUROSTAT-it japin shifrat e para jo zyrtare që mund të priten nga regjistrimi.

Duke pas parasysh migracionin, ndryshimet demografike dhe bullgarizimin e afro 100 mijë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, pritjet e ESHS janë që në Maqedoni jetojnë 1.5 deri në 1.6 milion qytetarë, prej tyre 57-61 për qind maqedonas, 28-30 për qind shqiptar dhe pjesa e mbetur turq, rom, serb, boshnjak etj. /Alsat/

(Vizituar 81 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share