Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”, Xhensila Myrtezaj reagon për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, që kanë reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua mesnatën e djeshme nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.

Më e fundit, është këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, e cila përmes një postimi në InstaStory, është shprehur e prekur.

 

 

Lexo dhe...  Dergjet në shtrat të spitalit i sëmurë me leuçemi, Noeli 10 vjeçar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve-Çkemi News

 

Sipas këngëtares,  në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend.

“Nuk kishte ndodhur diçka e tillë në kaq vite sa kam unë jetë, të dëgjonim të tillë ngjarje si vrasja e një të riu për faktin që nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar. Në këtë vend ku çfarë nuk kemi dëgjuar dhe çfarë nuk ndodh, duhet të ndodhte edhe kjo? Ngushëllime familjes, Zoti i lehtësoftë dhimbjen

Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”, ka shkruar ajo.

 

(Vizituar 53 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share