Dergjet në shtrat të spitalit i sëmurë me leuçemi, Noeli 10 vjeçar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ishte dita më e vështirë për prindërit, kur u përballën me lajmin se djali i tyre 10 vjeçar është prekur nga kanceri. Shenjat e zeza në krahë ishin lajmësi i hidhur, ndërsa analizat treguan sprovën e rëndë.

Lexo dhe...  “Jeta është plot me të papritura”. Kjo histori personale do t’ju emocionojë shumë

Noeli u shtrua në spital dhe aty qëndron prej kohësh. Shëndeti i 10 vjeçarit po përkeqësohet nga dita në ditë. Leuçemia akute që e ka prekur është agresive. Prindërit e djalit ndërkohë kanë veçse lotët e peshën e madhe të dhimbjes që i torturon prej ditësh.

Për Noelin ka veçse shpresa kurimi jashtë shtetit. Por familja nga Shkodra nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të përballuar kostot e larta të kurimit të specializuar.

Lexo dhe...  Ironia e fatit! Era shkul statujën e Redonit në Durrës, perëndisë së deteve që përballonte çdo stuhi

Të dorëzuar përpara kësaj sprove të madhe, ata u luten e përgjërohen për ndihmë shqiptarëve zemërmirë.

(Vizituar 69 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share