
Drita e Ballkani ballafaqohen sot ndërmjet vete, dy skuadra këto momentalisht të vetmet në luftë për titullin e kampionit, shkruan “Zeri.info”.
Ballkani drejt Gjilanit udhëton si lidere e tabelës dhe synon ta ruaj këtë pozitë, pasi një fitore e eventuale ose barazim do ta afronte atë shumë titullit vjeshtor.
Në anën tjetër Drita e cila nuk po gabon dhe po vazhdon me rezultate të mira do të tentojë ta rrëmbejë pozitën e parë. Kjo bënë që lufta në fushë të pritet të jetë shumë e madhe dhe e pakompromis.

Ndeshja e cila i takon javës së 16-te nis nga ora 13:30 dhe do të transmetohet në dy televizione, “Klan Kosova” dhe “Artmotion”.
Takimi tjetër i ditës së sotme është ai ndërmjet Llapit e Besës që luhet nga ora 12:00 në Podujevë dhe mbyll kështu javën e 16-të. /Zeri.info
