GENOCIDI GREK MBI POPULLSINË ÇAME NË ÇAMËRI

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

GENOCIDI GREK MBI POPULLSINË ÇAME NË ÇAMËRI

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit
shqiptar në Greqi lindi me vendimin e Konferencës së
Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë
shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë
fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë
sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme
ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve.
Për këtë qëllim, u përdorën të gjitha mënyrat, si
tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i
popullsisë nga pjesëmarrja në administratën
shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën
amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet,
burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e
përgjakshme.

 

 

Lexo dhe...  Kur hoxhallarët dërgonin çamët në Stamboll: Janë turq!-Çkemi News

 

Hyrja e ushtrise greke ne Janine ne 1913________________________________Më 1913, u krye masakra në përroin e Selamit
(Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të
tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim
të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani
i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të
ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në
Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në
Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të
mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjëve ullinj, të
cilat u bënë prona të elementëve grekë.________________________________-Grat çame te perdhunuara ne Paramithi

 

 

 

 

Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste
në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta
raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në
injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave
fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta
shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi,
shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër
shoviniste greke.

Bilanci ishte shumë tragjik për popullsinë shqiptare.
Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat
triumfoi fashizmi nacionalist. Në gusht të vitit 1936,
Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e
parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë,
tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë
Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat,
Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U
shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me
violencë të fliste në gjuhën shqipe.

 

(Vizituar 61 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share