Tag: Cameria

ÇAMËRIA – PLAGA QË HISTORIA U PËRPOQ TA HESHTË
Albania, Ckemi

ÇAMËRIA – PLAGA QË HISTORIA U PËRPOQ TA HESHTË

ANALIZË EKSKLUZIVE NGA ÇKEMI NEWS ✍️ Nga Bledi Çami ÇAMËRIA – PLAGA QË HISTORIA U PËRPOQ TA HESHTË Ka plagë që koha nuk i shëron kurrë. Ka toka që nuk harrohen, edhe kur kufijtë ndryshojnë, edhe kur politika hesht. Çamëria nuk është thjesht një emër në hartë. Ajo është kujtesë, gjak, histori dhe identitet shqiptar. Për dekada me radhë, historia e shqiptarëve të Çamërisë është mbajtur larg librave, larg diplomacisë ndërkombëtare dhe shpesh larg vëmendjes së opinionit publik. Por e vërteta nuk shuhet. Ajo jeton në rrëfimet e familjeve çame, në fotografitë e vjetra, në shtëpitë e braktisura dhe në dhimbjen e trashëguar brez pas brezi. 📜 HISTORIA QË NUK DUHET HARRUAR Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, mijëra shqiptarë çamë u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në jug të Epi...
TRAGJEDIA E HESHTUR: Si Traktati i Lozanës zhduku Çamërinë shqiptare dhe ndryshoi fatin e shqiptarëve në Greqi!-Çkemi News
Ckemi

TRAGJEDIA E HESHTUR: Si Traktati i Lozanës zhduku Çamërinë shqiptare dhe ndryshoi fatin e shqiptarëve në Greqi!-Çkemi News

  Një traktat që duhej të sillte paqe, por solli dhimbje. Një firmë në një letër që ndryshoi historinë e Ballkanit dhe i fshiu shqiptarët nga tokat e tyre. Kjo është historia e Traktatit të Lozanës — dhe mënyra si ai u kthye në mallkim për shqiptarët e Çamërisë.  Çfarë ishte Traktati i Lozanës? Më 24 korrik 1923, në qytetin zviceran Lozanë, u nënshkrua traktati që shënoi fundin e Perandorisë Osmane dhe lindjen e Turqisë moderne. Firmëtarët – mes tyre Greqia, Britania, Franca, Italia dhe Turqia – ndanë territore, kufij dhe... fatin e popujve. Për shumë shtete, ky ishte një fillim i ri. Por për shqiptarët që jetonin në Greqi, ishte fillimi i fundit. “Shkëmbimi i popullsive” – mashtrimi që fshiu mijëra jetë Një nga pikat më të zhurmshme të traktatit ishte ma...
Genocidi ndaj Shqiptarëve të Çamërisë – Një Tragjedi e Mohuar-Çkemi News
Ckemi, Histori

Genocidi ndaj Shqiptarëve të Çamërisë – Një Tragjedi e Mohuar-Çkemi News

  Çamëria është një rajon në veriperëndim të Greqisë, historikisht i banuar nga shqiptarë etnikë, të cilët u përballën me persekutim, spastrime etnike dhe gjenocid nga shteti grek, veçanërisht gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Fillimet e Persekutimit Pas Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Greqia nisi një fushatë për asimilimin ose dëbimin e shqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Politikat diskriminuese përfshinin: Konfiskimin e pronave dhe pasurive të shqiptarëve myslimanë. Dhunën dhe represionin shtetëror, duke përfshirë sulme dhe masakra sporadike. Dëbime të detyruara, veçanërisht pas marrëveshjes së Lozanës (1923), kur Greqia tentoi të përfshinte shqiptarët myslimanë në shkëmbimin e popullsisë me Turqinë, por Shqipëria arriti të kundërsh...
Isuf Bajrami: Çamëria dhe historia e saj tragjike-Çkemi News
Albania

Isuf Bajrami: Çamëria dhe historia e saj tragjike-Çkemi News

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Vlen të përmendet këtu që paralelizmi që i është bërë popullsisë Çame me atë Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton të hedhë...
Kur hoxhallarët dërgonin çamët në Stamboll: Janë turq!-Çkemi News
Albania

Kur hoxhallarët dërgonin çamët në Stamboll: Janë turq!-Çkemi News

Kur hoxhallarët dërgonin çamët në Stamboll: Janë turq! Letra e Hasan Prishtinës, e datës 22 korrik 1922, që i dërgonte një politikani autoritativ në Athinë: “Ju më premtuat se do të merrni masa për t’i përjashtuar nga shkëmbimi e për të mos i pranuar në Turqi myslimanët shqiptarë. I nxitur nga ky premtim po shpejtoj t’ju shkruaj sa vijon. Kemi marrë informata se dyzet mijë shqiptarë nga popullsia e Sanxhakut të Prevezës e të Çamërisë që flasin gjuhën amtare, si pasojë e propagandës edhe e nxitjes turbulluese të disa hoxhallarëve e bejlerëve fanatikë si edhe e presioneve të qeverisë greke do t’i nënshtrohen shkëmbimit“. Në vazhdim të letrës, Hasan Prishtina i demaskon pamëshirshëm hoxhallarët e Çamërisë që nxisnin popullin për t’u larguar nga shtëpitë e tyre. “Komisioni ...
Gjyshin tënd e kanë vrarë grekët”, Shehi i kthehet Idrizit: Gjyshin tim e vranë shqipatarët në mes të oborrit-Çkemi News
Aktualitet

Gjyshin tënd e kanë vrarë grekët”, Shehi i kthehet Idrizit: Gjyshin tim e vranë shqipatarët në mes të oborrit-Çkemi News

“Gjyshin tënd e kanë vrarë grekët”, Shehi i kthehet Idrizit: Gjyshin tim e vranë shqiptarët në mes të oborrit Gjatë një bisede mes Idrizit dhe Shehit, ky i fundit kujton se gjyshin e Idrizit e kanë vrarë grekët, ndërsa gjyshin e tij e kanë vrarë shqiptarët në mes të oborrit. Idrizi: Njerëzit, shqiptarët që duan që ne të kemi marrëdhënie të mira me me Greqinë, po ju them që janë shqiptarët e Çamërisë. Ne duam që të kemi marrëdhënie të mira, që të kthehemi në shtëpitë tona, prandaj ne marrim iniciativa të tilla që çështje të tilla të zgjidhen. Ne çfarë po bëjmë, po kërkojmë paqe duke hequr ligjin e luftës, ne po kërkojmë të që të ulemi në tavolinë edhe për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Shehi: Unë e gjykoj gjakftohtësish. Për shembull gjyshin tënd e kanë vrarë grekët edhe...
Kuvendi një minutë heshtje në ditën e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Idrizi mesazh Mitsotaqis: Uji fle, hasmi nuk fle-Çkemi News
Albania

Kuvendi një minutë heshtje në ditën e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Idrizi mesazh Mitsotaqis: Uji fle, hasmi nuk fle-Çkemi News

Kuvendi e ka nisur sot seancën plenare me një minutë heshtje në kujtim të ditës së gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë. Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha në 80 vjetorin e shpërnguljes së banorëve të Çamërisë se Shqipëria nuk duhet ta harrojë genocidin. “U mbushën 80 vjet, kur u masakruan u vranë dhe shpërngulën shqiptaret e Çamërisë nga trojet e tyre. Nga spastrimet etnike me te egra, Shumë mund të thonë që ka kaluar shumë kohë dhe kjo gjë është harruar. Por gjenocidi  nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi deputet jemi këtu për të gjithë që memoria e një kombi është më e madhe se memoria e një njeriu. Ajo shkon nga brezi në brez. Thuhet që një popull që harron, është një popull që vdes. Ne e kemi sfiduar harresën dhe sot gje ...
Historia e Çamërisë
Histori

Historia e Çamërisë

  Historia e Çamërisë Vit-viteja Shekulli i 14-të Masakrat e Despotit Thanas 5 tetor 1912 Marshimi për të pushtuar Epirin 20 dhjetor 1912 Konferenca e Ambasadorëve, Londër 7 mars 1913 Masakrimi i udhëheqjes së Çamërisë shtator 1913 Komisioni i Kontrollit, Shqipëri 1913 “Batalioni i Shenjtë”, Andartët 17 dhjetor 1913 “Protokolli i Firencës” dhjetor 1913 “Grushti i Shtetit” 25 shkurt 1914 Masakrat në Përmet 17 maj 1914 Protokolli i Korfuzit nëntor 1914 “Qeveria” e Epirit të Veriut 1919 Incidentet fetare 1919 Konferenca e Paqes, Paris mars 1921 Incidenti për të drejtën e minoriteteve 1921 Përplasja e shifrave mars 1923 Shkëmbimi i çamëve me turq 23 gusht 1923 Vrasja e Gjeneral Tellinit 22 gusht 1924 Fan Noli për Çamërinë ...