Simptoma post Covid/ Kush preket nga “mjegulla e mendjes”

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

  Pasi kanë kaluar Covid 19, një person në 20 ka pësuar një prekje të kapaciteteve mendore, e në mjaft raste bëhet fjalë për të rinj të moshave nga 18 deri në 49 vjec, përfshirë edhe persona të prekur shumë lehtë nga sëmundja.  Gjithmonë e më shumë, Covid 19 po shfaqet si një problem serioz i cili nuk duhet anashkaluar e kjo pikërisht për shkak edhe të pasojave afatgjata që mund të ketë në organizëm. Një prej tyre është e ashtuquajtura “mjegull e mendjes”, për të cilën kanë folur së fundi biologë të njohur italiane si Barbara Gallavotti.

 

Lexo dhe...  Horoskopi 1 dhjetor 2020/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

 

“Koronavirusi mund të ndikojë në kapacitetin tonë mendor në periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, thotë ajo. “ nga shume njerëz të shëruar mbërrijnë ankesa për një lloj mjegullimi dhe lodhjeje mendore. këta persona kanë përjetuar humbje të përkohshme të kujtesës, konfuzion dhe vështirësi të mëdha për t`u përqendruar.  Disa të mbijetuar të Covidit thonë se e kanë mjaft të vështirë për të kryer punën e caktuar dhe I duhet më shumë kohë që ta përfundojnë atë. Kjo duket është një prej shenjave të Covidit të gjatë, sic e kanë quajtur mjekët, i cili sipas tyre mund të zgjasë për muaj të tërë pas shërimit zyrtar nga sëmundja.

 

 

 

Ekspertët thonë se “mjegulla e mendjes” është vënë re edhe tek pacientë që e kanë kaluar shumë lehtë Covid 19-tën dhe që nuk kishin patologji të tjera të mëhershme.

 

(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share