15-vjeçari i përdhunoi motrën, kuksiani e bën për spital me shufër hekuri kokës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një 15-vjeçare nga Kukësi është abuzuar seksualisht nga një bashkëmoshatar i saj me inicialet I.Ç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mgullë.

 

Lexo dhe...  U filmua duke abuzuar me një qen, policia procedon në gjendje të lirë 62-vjeçarin-Çkemi News

 

Për këtë kallëzim i mituri është vënë në pranga. Para kësaj, ngjarjen e ka mësuar edhe i vëllai i 15-vjeçares, 28-vjeçari me inicialet G.M i cili e ka goditur me shufër hekuri në kokë të miturin.

Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.”,-thotë policia e cila njofton se 28-vjeçari është arrestuar gjithashtu

(Vizituar 16 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share