Kërcënimi i Vuçiç për luftë/ Reagon ashpër ministrja kosovare: Këlysh i Rusisë, do kapitullosh

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

  Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që u interpretuan si “kërcënim për luftë”.  Me një shënim në Twitter, ministrja kosovare, ndërsa e cilëson Vuçiç “këlysh të Rusisë”, tha se ai po kërcënon të gjithë NATO-n.

 

Lexo dhe...  Protestë në Kosovë/ Kërkohet dënim për vrasësin e Hatije Dinës

 

“Pasi furnizoi me armë konfliktin Nagorno-Karabak, me armë të prodhuara nga Serbia, Aleksandar Vuçiç, ministri i Informacionit në kohën e Millosheviçit, tani po kërcënon të gjithë NATO-n, si dhe po nxit vendet fqinje për përgatitje ushtarake për luftëra të reja në Ballkan. Politika dhe qasja e “këlyshit Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n” tha ajo.  Pak më herët, ndërsa foli për dialogun me Kosovën, Vuçiç u shpreh:

 

Lexo dhe...  Marrëveshja me 18 pika: Kosova merr 7 miliardë euro, vizat dhe njihet nga Serbia

 

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share