Agron Llakaj i pikëlluar për ikjen e Devoles: Ti je perandori i fundit i humorit shqiptar! Dua kohë ta besoj se është e vërtet që ke ikur

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Aktori Agron Llakaj ka bërë një urim të ndjerë për ndarjen nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Ndërsa e quan perandorin e fundit të humorit shqiptar, ai thotë se i duhet kohë ta besojë se ai vërtet ka ikur.

“Mund të gjeja një fotografi më të bukur,por ky karakter yti me con te Chaplin….,sa aktor i bukur,sa komik, skenarist e regjisor, karikaturist me shije te holle, ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon. Kush si ty?!Humori sot humbi Gjeneralin, e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të më japë frymë dhe jetë… Dimensioni yt artistik i pakrahasueshëm, elegant dhe fisnik, aktor papioni. Shqiptarët të kanë shijuar në vite e vite… dhe sot ti ndalove, ndalove për të nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit. I dashur Koco ! Ikja jote është dhimbje për këdo qe ka buzëqeshur e qeshur me ty! Per mua ishe i vecante, zemra ska fjale, jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do te jesh me.Koco! Ti kam thene me gjallje dhe s’kam pishman….Ti je perandori i fundit i humorit shqiptar! Lamtumirë i madh! Lamtumirë gjigand !Qofsh i Zotit! Dua kohë ta besoj se është e vërtet që ke ikur”, shkruan Llakaj.

Lexo dhe...  Jani Riza, aktori i madh që një aksident fatal na e mori para kohe-Çkemi News
(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share