Rikthehet ‘ora policore’, Shqipëria sërish në karantinë të pjesshme; mbyllen bizneset, lëvizja e qytetarëve me orare

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Rritja e ndjeshme e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë do të sjellë që Shqipëria të ndjekë shembullin e fqinjëve dhe pjesës më të madhe të Europës; atë të rikthimit të ‘orës policore’. Për të rejat më të fundit behuni pjese

Mësohet se javën e ardhshme, pas orën 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në vend do të ‘paralizohet’.  Bëhet e ditur se qeveria do të marrë masa të reja kufizuese nga të cilat të parët që do të preken do të jenë baret dhe restorantet, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë, por me orare të përcaktuara.

Të njëjtat burime bënë me dije se mbyllja vjen si pasojë e rritjes me shifra rekord të infektimeve, për të bërë të mundur uljen e numrit të të prekurve.  Disa javë më parë, mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura dhe të mbyllura, u bë e detyrueshme për çdo qytetar, por kjo masë nuk ka sjellë rezultatet e pritshme. 

Ndërkohë që deri më tani, në rajon Kosova dhe Greqia kanë rikthyer masat e rrepta. Në Kosovë, gjatë fundjavës do të mbyllet gjithçka përveç farmacive dhe furrave të bukës. Por gjatë ditëve të javës mbyllja do të nisë nga orë 20:00 deri më 05:00 të mëngjesit. Ndërsa Greqia i ka ndarë në zona të kuqe dhe portokalli, duke bërë të detyrueshme maskën dhe ndalimin e qarkullimit nga ora 00:30 deri në 5:00. 

Lexo dhe...  Lajmi Fundit ;Aksident i rëndë/ Autobusi “fluturon” nga 30 metra lartësi, raportohet për 31 persona të plagosur dhe për .... -Çkemi News

Javët e fundit Shqipëria ka shënuar rekord rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit, duke thyer rekordet edhe gjatë valës së parë të shpërthimit të COVID-19 në vend.

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share