Si ka lindur shprehja “puthu me Milon”?

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Puthu me Milon” është një shprehje popullore që përdoret për një rast ideal, që të ka ikur nga duart dhe nuk e gjen më; për një humbje, një dështim total, një gjë që të ka humbur një herë e përgjithmonë etj.

Nuk ia kam ditur kurrë origjinën kësaj shprehje. Por erdhi rasti ta mësoja këto ditë. E kishte hedhur dikush në FB. Ruajta foton, por harrova të shënoja autorin qe e kishte postuar. I kërkoj ndjesë atij, nëse rastis të shohë këtë postimin tim.

Historia e Milos, sipas tij, ishte e tillë: “Miloja, që jepet edhe në foto, punonte në fabrikë e birrës në Korçë, gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar. Ngaqë ishte i shëndoshë dhe nuk e përqafonin as s’e puthnin dot njerëzit, doli dhe shprehja: Puthu me Milon!!!
Pra, një gjë që nuk e bën dot…/Konica

(Vizituar 16 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Elida Janushi, aktorja që u ngulit në kujtesën e spektatorit
WhatsApp Share SHARE Facebook Share