Elida Janushi, aktorja që u ngulit në kujtesën e spektatorit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Elida Janushi lindi në Vishocicë të Devollit më 1 gusht. Pas përfundimit të studimeve pranë Institutit të Lartë të Arteve, dega ‘dramë’, fillon punë si aktore në Teatrin Popullor në vitin 1974. Që studente, ajo luan rolin kryesor në filmin “Brazdat” (1973).

Figura që u ngulit në kujtesën e spektatorit dhe e bëri popullore ishte ajo e gruas së Jovan Bregut te komedia “Pallati 176” e Adelina Balashit. Ky rol pasqyron tipin e një gruaje të urtë, pranuese, që fshihte në vetvete një shpirt të butë dhe fisnik.

Po këtë rol e përsëriti në komedinë “Çmendina”, shkruar nga Ilir Bezhani. Një rol tjetër cilësor i znj. Janushi ishte ai i mësueses në filmin “Shoku ynë Tili” (1981).

Ajo bën një lojë realiste, pa sforcime, e prirur drejt të thjeshtës, marrëdhënieve bisedore. Në teatër ka luajtur shumë role, ku mund të përmendim:

“Epoka para gjyqit”, “Duke gdhirë viti 1945”, “Lezja”, “Zonja nga qyteti”, “Doktor pacient”, “Hijet e natës”, “Luiza Miller”, “Besa e madhe” etj.

(Vizituar 28 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  E di, kur të vdes do më nderojnë! Pusho në paqe o artisti i pavdekshëm Koço Devole, kjo histori e shkurtër e jetës tënde tregon gjithçka-Çkemi News
WhatsApp Share SHARE Facebook Share