
Babai i Denisa Dibrës, njërës prej vajzave të plagosura mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Elbasan, rrëfen për “Neës24” ngjarjen tragjike.
Edmond Dibra tregon për gazetaren Ida Ismalaj se katër vajzat e reja kanë qenë duke festuar ditëlindjen 19-vjetorin e Lusinda Garunjës, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga aksidenti.
I ati shprehet se e kishte telefonuar të bijën dhe kjo e fundit i kishte thënë se po kënaqeshin në ditëlindje dhe se do të niseshin për Shkodër në orën 6.
“Gjendja e dy vajzave paraqitet stabël. Vajzat kanë qenë duke festuar ditelindjen e Lusinda Garunjes, 19 vjetorin e saj. Fatkeqësisht u kthye ne ditë morti. Isha në një lokal në Shkodër. U bëra merak se vajza nuk më kishtë marrë në telefon. Kërkoj dënim ndaj atij krimineli që aksidentoi vajzat. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

