Arrestohet kryetari i Komunës së Budvës e disa zyrtarë të tjerë (VIDEO)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Kryetari i komunës së Budvës, Marko Carevic dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radovic, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçovic, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanovic, kreu i kabinetit të Carevic, si edhe Djordje Vujovic dhe këshilltari i Carevic.

Në pamjet e publikuara shihet se si Carevic është nxjerrë dhùnshëm nga Komuna ndërsa për arrestimin e zyrtarëve të tjerë ka pasur edhe rezistencë, për këtë arsye është nevojitur edhe përdorimi i sprajit lotsjellës.

Cila është raca më e bukur në Evropë? Përgjigjja në Google, shqiptarët

 

Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit e tyre, por dyshimet e para janë se ata janë të përfshira në afera korruptive, gjatë ushtrimit të mandatit.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Pushimet e nxehta të viteve '80, fotot e rralla të yjeve në ishujt e Italisë (FOTO LAJM)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share