Tumat Ilire në Nëngurë dhe Banja e Pejës në Istog

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Tumat Ilire në Nëngurë dhe Banja e Pejës në Istog

Shkruan: Shqipe HOXHA

Fshati Lubozhdë gjendet në perëndim të Istogut, dhe karakterizohet me identifikimin e një lokaliteti arkeologjik të njohur me mikrotoponimin Livadhi, që pozicionohet vetëm disa qindra metra në krahun e majtë të rrugës.

Aty ndodhen disa tuma që janë tipike ilire të kohës së hekurit, periudhë kjo kur edhe përfundon formësimi etnik dhe kulturor i Ilirëve që banonin tërë gadishullin Ilirik (sot Ballkanik) e përtej.

Zbulimi i një inventari të pasur varri në njërën nga tumat, kryesisht të zbukurimeve të punuara në një cilësi të lartë e të farkëtuar në argjend, si byzylykë që datohen në shekujt VI-V p.e.s., na flet për personalitete të dalluara e të rëndësishëm të varrosura aty.

Vetëm 7 km që këtu, gjendet lokaliteti arkeologjik i Banjës së Pejës, i së njëjtës kohë si dhe materiali arkeologjik shikuar në aspektin analogjik është shumë i përafërt, dhe me siguri që këto dy qendra kanë qenë të lidhura njëra me tjetrën dhe mbase janë të një tërësie të njëjtë.

Incizimet e nëntokës së këtij areali me gjeomagnetikë, gjegjësisht me instrumente gjeofizike të zhvilluara në vitin 2011, identifikuan disa tuma që nuk dallohen nga observimi vizual i
këtij terreni të rrafshët.

Karakteristikat shëruese të kësaj banje janë përdorur edhe nga ilirët . Këtë e tregojnë reliket arkeologjike që gjenden në Kosovë . Për më tepër, u gjetën edhe zbulime të banjove të ndryshme dhe tubave të ndryshëm të ujit të ndërtuara nga ilirët. Në burimin kryesor të ujit, ka pishina guri natyror që janë përdorur nga Ilirët e Lashtë.

Lexo dhe...  3 viktima në 24 orët e fundit! Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja, 25 të shëruar

Në vitin 1974,është gjetur një përkrenare tipike e ushtrisë ilire. Në të njëjtin vit, u bënë më shumë procese gërmimesh që kërkojnë gjetje të reja, duke rezultuar në dy varre të një çifti të famshëm, i cili sot quhet varri mbretëror.

Varri kishte një bazë të ndërtuar drejtkëndëshe të mbuluar me gurë të marrë ndoshta aty pranë. Njëri nga varret ishte dokumentuar me një inventar të denjë si gjilpërat në formë omega, unaza dhe bizhuteri të bëra prej bronzi dhe argjendi dhe që çuan në supozimin se ishte varri i femrës. Varri tjetër që i përkiste mashkullit kishte armë, pllaka prej argjendi dhe bronzi dhe një unazë.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙

Trashëgimia Kulturore e Kosovës

Puna nga rruaza qelibari nga varri i Banja Pejës

Unaza argjendi e punuar

Unazë argjendi e stilizuar me motiv spirale të dyfishtë paralele nga varri i Banja Pejës

Rrathë argjendi të punuar me dorë nga varri i Banja Pejës

✅ New Spot✔
***** 👀 🙆 *****

Përkrenare tipike ilire e shekullit të 6-të ose të 5-të para Krishtit, pamje anësore

 

👍 🆗

(Vizituar 36 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share