Aktualitet

Shkoni në bankë dhe merrni para, cfarë fshihet pas mesazhit që morën qytetarët e Tiranës?!
Aktualitet

Shkoni në bankë dhe merrni para, cfarë fshihet pas mesazhit që morën qytetarët e Tiranës?!

  Një mesazh u është dërguar qytetarëve në Tiranë duke i lajmëruar se duhet të shkojnë në bankë të tërheqin para nëse kanë një fëmijë nën 10 vjeç.       Njoftimi ka shkaktuar konfuzion por edhe kaos e grumbullime në kohën e pandemisë. Denoncimi është bërë publik ditën e sotme nga Olti Curri në faqen e tij zyrtare. Denoncimi i Currit: Pershendetje nga banka e Linda Rames (njohur per pastrimin e parave te mafjes) , sot prinderit e femijeve nen 10 vjec i jane turur degeve te ABI Bank pasi kush eshte gjendur sot ne zyrat e gjendjeve civile u eshte dhene nga punonjesit lajmi i meposhtem. Gjithashtu, i njejti mesazh ka qarkulluar edhe ne ëhatsapp: "Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë...
Ditë zie për aktorin Muharrem Hoxha, COVID i merr jetën gruas së tij
Aktualitet

Ditë zie për aktorin Muharrem Hoxha, COVID i merr jetën gruas së tij

  Bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Muharrem Hoxha, ka ndërruar jetë nga covid-19. Jalldiz Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi nuk mund ta fitonte betejën me COVID-19. Çifti ishin zhvendosur për të jetuar në qytetin e Pogradecit, pikërisht për të qenë më të mbrojtur nga COVID, por fatkeqësisht 65-vjeçarja u infektua dhe virusi i mori jetën.         Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme, në varrezat e vjetra të Durrësit.
Qërrohu nga ky program”/ Fotoja me litar, Arjani kërkon përjashtimin e Locos, Antonela shpërthen në të qara: Ndyrësirë, i pafytyrë
Aktualitet

Qërrohu nga ky program”/ Fotoja me litar, Arjani kërkon përjashtimin e Locos, Antonela shpërthen në të qara: Ndyrësirë, i pafytyrë

  Një foto e postuar në instagram nga Loco dhe e ripostuar nga Atdheu nxehu studion dhe bëri që Antonela të shpërthente. Një këtë foto thuhej se ndër të tjera se ka dy lloj mostrash, një ndër to femrat që bëjnë ca duan dhe akuzojnë për manjakëri seksuale dhe për këtë Loco dhe Atdheu drejtuan gishtin nga Antonela. Antonela tha se u ndie e ofenduar nga kjo: dhe e ke bërë në 8 mars, jeni për tu pështyrë në surrat. Më mirë rri vetëm se sa shkoj me një si ty.       Ndyrësirë je, ashtu i trajton femrat ju. Ke qene duke i gjuajt karrigen në fytyrë tjetrës. ishalla del ajo skena që të shohim fytyrën e vërtetë. Arjani : mu kujtua një film burrat që urrejnë gratë, Ti loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimit që më bërë, po këtë gjë unë kë...
Horoskopi i datës 10 mars 2021
Aktualitet

Horoskopi i datës 10 mars 2021

  Dashi Marsi ka rrezik t'ua prishë humorin gjatë kësaj dite dhe mund të përballeni edhe me probleme që nuk i keni dëshiruar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë rebele dhe do e kundërshtoni për gjithçka atë që keni në krah. Bëni kujdes sepse edhe durimit të tij në një moment do i vijë fundi. Ju beqarët ka mundësi të gaboni dhe të futeni në lidhje problematike që do ua bëjnë jetën shumë të vështirë e të zymtë. Në punë herë pas here do jeni nervozë dhe nuk do i shihni me qartësi gjërat. Asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve. Shpenzimet kryejini me shumë maturi dhe përkujdes të paktën sa të kalojë kjo ditë. Demi Do e keni te vështirë ta kuptoni veten gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë të bëni që të kënaqeni. Nëse keni një lidhje, dëshira për pavarësi nuk do pritet ...
Astrologia e famshme boterore Susan Miller parashikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit! Kush fiton Basha apo Rama?
Aktualitet

Astrologia e famshme boterore Susan Miller parashikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit! Kush fiton Basha apo Rama?

  Astrologia më e njohur në botë, Susan Miller parashikoi zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Në intervistën e saj për “Vizioni i Pasdites” ditën e sotme, Miller u bazua te shenjat e horoskopit të tre favoritëve për të fituar këto zgjedhje. Ata ishin kryeministri Edi Rama nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e Binjakëve, dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila është në shenjën e Dashit.         Miller tha për “Vizion Plus” se Lulzim Basha mund të jetë fituesi, duke qenë se shenja e tij do të ketë një fat më të mirë në këtë vit. Megjithatë nuk hoqi mundësinë e një rizgjedhjeje të Edi Ramës si kryeministër. Ja çfarë shprehu ajo: Binjakët dhe Gaforrja kanë mundësitë shumë të mira. Por binjakët kanë më shumë gjasa. Mund të jenë dhe zg...
Horoskopi i datës 7 mars 2021
Aktualitet

Horoskopi i datës 7 mars 2021

  Dashi Sot planetët do ju bëjnë shumë realistë dhe nuk do hidhni kurrsesi hapa të gabuara. Ju që jeni në një lidhje mund të keni edhe ndonjë konflikt të vogël në orët e para të mëngjesit, por do i kuptoni shpejt gabimet dhe do i ndreqni ato. Mesdita dhe mbrëmja kanë për të qenë më të bukurat. Ju beqarët me shumë mundësi do afroheni me persona të shenjës së demit që do ua zbukurojnë jetën. Në punë herë pas here mund të ndiheni konfuzë për rrugën që duhet të ndiqni për të arritur ku doni, por eprorët do iu japin një dorë. Për menaxhimin e financave do ndiqni strategji strikte.       Demi Sot do e keni të vështirë të bini dakord me të tjerët dhe me vetveten. Gjithë kohës do keni kontradikta të forta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës me ne...
Me gruan shtatzënë dhe pa precedentë penalë/ Kush është i riu që u qëllua me qytën e pistoletës në Bllok
Aktualitet

Me gruan shtatzënë dhe pa precedentë penalë/ Kush është i riu që u qëllua me qytën e pistoletës në Bllok

  Një sherr është regjistruar pak më parë në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se personi që është qëlluar me qytën e pistoletës është Edison Xhediku, 39 vjeç. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, brenda të cilit kishte edhe gruan shtatzënë, në momentin që është sulmuar.         Ndërkohë bëhet me dije se persona të paidentifikuar janë afruar tek makina ku ndodhej Xhediku dhe e kanë qëlluar me qytën e pistoletës. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. 39-vjeçari Xhediku fatmirësisht nuk ka marrë plagë si pasojë e këtij sherri, që paraprakisht besohet se ka nisur për motive të dobëta.         Në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë zonës ku ka ndodh...
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit
Aktualitet

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetë-izolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në ...