“Moment dobësie”/ Mësuesi u kërkon nxënëseve numrin në FB! Çështja në prokurori, mësuesi i pezulluar shkon në shkollë-Çkemi News
Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme rastin e një shkolle 9- vjeçare në Elbasan, e cila është bërë objekt hetimesh dhe inspektimesh, sepse një mësues i ka shkruar në Facebook një nxënëseje të klasës së 9-të duke i kërkuar numrin e telefonit që të flasin ndonjëherë.
Kjo situatë për këtë mësues është e përsëritur, gati 1 vit më parë ka bërë po të njëjtën gjë me një tjetër nxënëse, por situata ka kaluar në heshtje.
Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një mësuesi të shkollës ,i cili tregoi se është bërë objekt sulmesh nga drejtoresha e shkollës vetëm sepse e denoncoi rastin, pasi edhe ky rast do kalonte në heshtje si rasti i parë.
Ermali thotë se pas kësaj situate drejtoresha e shkollës e ka vlerësuar dosjen e tij me “dobët”, ndërkohë që për 10 vite e njëjta dosje është vl...








