Kontrolloni femijet me ke rrinë/ Gruaja filmon të miturën që dhunohet nga moshataret: Më fal që s’ndërhyra, por… -Çkemi News
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Vlorës, ku tre adoleshente janë kapur duke dhunuar në mes të rrugës një bashkëmoshatare të tyre. Ngjarja është filmuar nga një grua e lagjes nga ballkoni i saj dhe videoja është dërguar në TVA News.
Gruaja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka kërkuar falje që nuk ndërhyri për të ndaluar dhunën ndaj vajzës. Në videon e dërguar, dhuna është e dukshme dhe shqetësuese, me vajzën që goditet me shuplaka nga tre bashkëmoshataret.
Tva News ka publikuar videon, duke shpresuar që autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të hetuar dhe “ndëshkuar” përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm.
Ky incident nënvizon nevojën urgjente për edukim dhe ndërgjegjësim mbi dhunën dhe pasojat e saj, veçanërish...








