Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja
Mijëra klientë të Apple janë ankuar se modeli i fundit i iPhone 15 po mbinxehet, vetëm disa ditë pas lançimit të tij.
Blerësit e iPhone 15 Pro dhe Pro Max të ri kanë raportuar në forumet në internet, duke përfshirë faqet e mbështetjes së klientit të Apple, Reddit dhe platformat e tjera të mediave sociale, se pajisjet e tyre janë aq të nxehta sa nuk mund t’i prekin.
Më shumë se 2,000 përdorues në forumet e Apple kanë raportuar se kanë përjetuar problemin e mbinxehjes.
Të tjerë, megjithatë, mohuan se kishte një problem të tillë, të cilin ekspertët ia atribuan kabllove të lira të karikimit dhe përdorimit të tepërt të aplikacioneve video ose lojërash.
Apple nuk pranoi të komentojë mbi raportet. Faqet e tij të mbështetjes së klientit tregojnë se iPhone “mund të ngrohen” kur ...








