Amarildo LERA : ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË TURP I EVROPËS!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Kompleksi anti historik o gjeografik i të ashtuquajturit “Vorio-Epir”, ashtu, falsifikuar nga politika “megaloideiste” greke (rreth vitit 1840) si kolonizim i pastër mesjetar, ashtu miratuar e ligjëruar me vulat e diplomacisë më pervese të fuqive të mëdha,
është turp i Evropës, thikë në shpinë nga fqinjët tanë shekullorë
dhe një tragjedi kombëtare me shumë akte.

Lexo dhe...  Gjurmë Shqiptare – Zbulimi që ndryshon historinë e shqiptarëve

Po unë nuk di të shkruaj tragjedi.

Në shpirtin tim kanë heshtur gjatë mijëra violina që mund të vajtonin nëpër balada e nekrologji popullore,
Por,askush nuk mund të ma ndali trëndafilin e fjalës
As gjethin e lotit tim të këndojë.
Çamëria e dhjetëra qytete e fshatra të nxjerrë nga rrënjët e tyre të lashta, masakruar nga tortura bizantine me djepe e me varre.
Dhe ata, arvanitët, të heshtur në gurë, gdhendur në varre shekullore dhe mermerë…;
Atyre të urtëve majë Olimpit në emra perëndish, me gjuhën e tyre, më e lashta e kontinentit, u vure heshtjen mbi pllakën e varrit e “pandehe” se i përpiu deti e i hëngri mali.

Lexo dhe...  Enver Robelli: Ju lus ta shpërdani këtë tekst, është turp i gjithë shqiptarëve t’i harrojnë këto viktima!

Nuk dua të ringjall Eskilin, as gjakun ta laj me gjak, nuk pres të vërsulet një ditë Shën Gjergji me kalin e bardhë, të gozhdojë me heshtë dragoin fajtor;
Jo, jo, unë nuk di të shkruaj tragjedi, anipse trojet e saj gjatë e gjerë të përgjakura, thellë e më thellë arrijnë deri te rrënjët… Ato janë projektuar në Moskë, Beograd e Athinë dhe lulëzuan në mugëtirën mjegullore të Londrës (1913) ku skelete duarsh makbethiane ulën perdet e rënda, fikën qirinj e llambadarë dhe me fytyrat e errëta për rreth, trupin tim e ndanë si kokrrën e pjeshkës në një pjatë të zezë. Sllavët e jugut, fqinjët tanë , rreth 1300 vjeçarë, buzëpërdredhurit historikë të Serbisë e Malit të Zi mbetën të kënaqur me gllabërimin e e trojeve të Kosovës e Metohisë.

Lexo dhe...  Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II

Greqia në bashkëjetesë mijëra vjeçare, e pabesa historike, pasi më rrëmbeu trojet më vitale, pasi zabatoi genocidin gjakësor kundër popullsisë çame, disi “e pakënaqur”, me atë cinizëmin bizantin tha: Vorio -Epirin ose gjysmën tjetër do ta marr më vonë, më vonë do t’u marr dhe të vdekurit dhe qetë-qetë me ta do vinë tek unë malet dhe luginat, veshjet, fustanellat, këngët dhe çatitë e shtëpive dhe bari dhe burimet; në mos, andej do kalojë cerberi dhe zjarrin do ta ndez nga barku i kalit si në Trojë.

(Vizituar 22 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share